Shëngjini vlerëson Haradinaj
me titullin “Mirënjohje e qytetit”

Shëngjini vlerëson Haradinaj<br />me titullin “Mirënjohje e qytetit”
LEZHE- Ishte i pranishëm në Shëngjin në Lezhë për të marrë titullin "Mirënjohje e qytetit" nga kjo komunë bregdetare, por më parë kërkoi të shijojë këtë zonë turistike. Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përshkoi në këmbë pjesën më të madhe të bulevardit “Willson” në Shëngjin, prej të cilit mori impresionet më të mira.
 
Para se të mbërrinte në sallën ku do të zhvillohej ceremonia e rastit, Haradinaj u përshëndet me dhjetëra qytetarë të Kosovës, të cilët kishin ardhur në Shëngjin për të kaluar pushimet verore.
 
Ndjesia që Haradinaj përjetoi gjatë kësaj vizite dhe kjo rrugë e shkurtër që ndoqi, i kujtoi rrugën që shqiptarët kanë për të bërë, rrugën drejt Europës dhe perëndimit. Haradinaj u shpreh se “Në Shëngjin mund të ndjehesh se je në mes të shqiptarëve”.
 
Ky nderim për ish-komandantin e UÇK-së, Ramush Haradinaj, është një simbolikë, pasi për kreun e komunës Shëngjin, Salvador Kaçaj, kjo është mirënjohja për kontributin e tij në lirinë e shqiptarëve.
 
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vijon më tej edhe takimet në Tiranë për t’u takuar me personalitete të ndryshme të jetës politike shqiptare.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Gjermania ashpërson politikat e sigurisë dhe azilit, pas sulmit vdekjeprurës në festivalin e Solingenit

Gjermania ashpërson politikat e sigurisë dhe azilit, pas sulmit vdekjeprurës në festivalin e Solingenit