Një vit i ri fillon dhe bashkë me të shpresa të reja dhe pritshmëri. Çdo zemër njerëzore flet për lumturi, begati dhe mirësi. Viti i shkuar mund të ketë shfaqur një gjendje të zymtë përreth botës, me gjakderdhje, tragjedi dhe dështime njerëzore. 

Por Viti i Ri sjell pritshmëri për një të ardhme më të mirë. Ky është një moment i vërtetë që prek emocionet njerëzore të cilat përmbajnë jo vetëm shpresë, por një arsye për të buzëqeshur dhe jetuar jetën ashtu siç është.

Por çfarë do të thotë një Vit i Ri për shkrimtarët e mëdhenj?  Më poshtë po ju sjellim në kujtesë 15 shënime frymëzuese nga disa prej tyre.


- “Suksesi dhe lumturia qëndrojnë mbi ju. Zgjidhni të jeni të lumtur dhe gëzimi juaj do të formojë një ushtri të pathyeshme kundër vështirësive”.- Helen Keller, autore amerikan, aktiviste politik dhe pedagoge.

-“Pasyra e Vitit të Ri le të jetë kështu: Ne do të jemi aty për njëri-tjetrin si anëtarë të njerëzimit, në kuptimin më të mirë të fjalës”. Goran Persson, ish kryeministër i Suedisë

-“Viti i Ri rri para nesh, si një kapitull në libër, duke pritur të shkruhet. Ne mund të ndihmojmë që ta shkruajmë historinë duke vendosur objektivat”. Melody Beattie, autore i 'Codependent No More', 1987

-“Në luftë me veset tuaja, në paqe me fqinjët tuaj dhe që çdo Vit i Ri t’iu gjejë një njeri më të mirë”. Benjamin Franklin, 'Founding Father' I Amerikës

-“Tani ne i japim mirëseardhjen Vitit të Ri. Plot me gjëra që kurrë nuk kanë qenë më parë”. Rainer Maria Rilke, Poet dhe novelist austriak 

-“Sa herë ne heqim një fletë në kalendar, shfaqet një vend i ri për ide dhe përparime”. Charles Kettering, biznesmen dhe inxhinier amerikan

-“Shpresa buzëqesh në prag të Vitit të Ri që po vjen, duke pëshpëritur: Do të jetë i lumtur”. Alfred Lord Tennyson, poet britanik 

-“Çdo moshë e ka konsideruar vitin e ri si ora e të fortit për të festuar. Ëalter , novelist dhe poet skocez. 

-“Merrni një hap të besimit dhe filloni këtë vit të mrekullueshëm duke besuar. Besoni në vetvete. Dhe besoni se ekziston një burim dashurie, një mbjellës i ëndrrave, vetëm duke pritur që t’i kërkoni që ëndrrat tuaja të bëhen realitet”. Sarah Ban Breathnach, shkrimtar

-“Fjalët e vitit të kaluar, i përkasin një “gjuhe” të kaluar. Dhe fjalët e Vitit të Ri, presin një zë tjetër”. T.S. Eliot, poet amerikan.

-“E nesërmja është faqja e parë bosh e një libri me 365 faqe. Shkruani një të mirë”. Brad Paisley, këngëtar dhe muzikant amerikan. 

-“Ne do të hapim librin. Faqet e tij janë të bardha. Kështu që ne do të shkruajmë fjalët tona. Libri quhet “Mundësi” dhe kapitulli i tij i parë është dita e Vitit të Ri”. Edith Lovejoy Pierce, shkrimtar. 

-“Një këmbanë e mrekullueshme prej akulli transparent qëndron pezull në ajër. Ajo bie për të njoftuar fundet dhe fillimiet. Ajo bie sepse në qiell ka premtime të freskëta dhe çudira. Vera Nazarian , shkrimtar amerikan

-“Në këtë fundvit mos shikoni zhgënjimet e djeshme. Shikoni përpara në premtimet ende të pambajtura”. Buky Ojelabi, autor modern

-“Unë nuk kam asnjë mënyrë për të njohur se si njerëzit ndihen në të vërtetë, por pjesa më e madhe e atyre që kam takuar nuk mund të ishin të mirë. Çdo herë dikush “leh” për mua. Por pasqyra ime e Vitit të Ri është të mos kthehem prapa”. Tucker Carlson, gazetar amerikan.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)