Dita ndërkombëtare e personave të pagjetur, 30 gushti, shënohet edhe në Kosovë.
Tubimi Qendror do të mbahet para fotografive të personave të zhdukur, te Kuvendi i Kosovës, ku me këtë rast në mënyrë simbolike do të largohen fotografitë e personave të pagjetur për t`u rivendosur në obeliksun i cili do të ndërtohet në sheshin Ibrahim Rugova.
Në këtë ceremoni familjarëve të të pagjeturve do t`u drejtohen edhe përfaqësuesit e institucioneve. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq që nga viti 1991, raporton për 34,700 persona të zhdukur nga territori i ish-Jugosllavisë.
Sipas llogaritjeve të Kryqit të Kuq, zhdukja ka prekur jetët e rreth 200 mijë personave, të cilët vazhdojnë t`i kërkojnë familjarët e tyre.
Qeveritë e rajonit kanë dështuar t’iu përmbahen detyrimeve të tyre nën ligjin ndërkombëtar, për të hetuar dhe ndjekur penalisht zhdukjet dhe rrëmbimet, vlerëson organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International.
Në pjesën për Kosovën, organizata kujton se Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar ka listuar 3,600 persona të zhdukur gjatë konfliktit të vitit `98-99 dhe në një periudhë të shkurtër pas tij. Po sipas tij, që nga viti `99, trupat e rreth 1,800 personave të regjistruar si të zhdukur, janë gjetur, identifikuar dhe u janë kthyer familjeve për varrim, ndërsa 1,797 të tjerë mbeten të zhdukur.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com