Sulmuesi i ekipit kombëtar të futbollit, Hamdi Salihi është rikthyer te goli duke spikatur në kampionatin izraelit me dopietën e realizuar.
Shkodrani arriti që të shënonte dy gola për Hapoel Ironi Akko në fitoren 4 - 3 përballë Ironi Ramat Hasharon.
Sulmuesi shqiptar shënoi dy gola të rëndësishëm, dy gola që i japin moral, dy gola përmbysjeje që i kanë dhënë Hapoel Ironi Akko tre pikë të rëndësishme për t’u ngjitur në renditje.
Salihi shënoi golin e parë teksa ndeshja ishte 1-3 duke ngushtuar shifrat më pas, pa kaluar shumë minuta barazon gjithçka. 2 golat në 2 ndeshjet e para janë pritur mirë edhe nga stafi që ka investuar konsiderueshëm te sulmuesi, dopieta është një sinjal edhe për trajnerin De Biasi, që është shfaqur i shqetësuar javët e fundit në lidhje me formën e sulmuesve të kombëtares.
Por, sot duket se dyshimet e italianit janë zbehur, pasi përvec, Salihit ka shënuar edhe Kapllani në Gjermani. Durrsaku i ka dërguar një mesazh të qartë De Biasit në prag të miqësores me Maltën. Edmond Kapllani ka shënuar në fitoren e Frankfurtit në shtëpi kundër Dynamo Dresdenit.
/Shqiptarja.com