Shërbimet alternative, Olta Xhaçka: 
Pjesë e reformës së shërbimeve sociale 

Shërbimet alternative, Olta Xhaçka: <br />Pjesë e reformës së shërbimeve sociale 
Përkujdesja ndaj fëmijëve dhe ofrimi i shërbimeve alternative, që synojnë mirërritjen e fëmijëve pranë familjeve ka qenë edhe qëllimi i konferencës kombëtare për shërbimet alternative cilësore ndaj fëmijëve pa kujdes prindëror.
 
Në fjalën e saj, gjatë këtij takimi ministrja Xhaçka, se 40% e fëmijëve të vendosur në qendrat rezidenciale janë kthyer në familjet biologjike, si edhe është ulur në masën 58% nurmi i fëmijëve të strehuar në qendra rezidenciale.
 
Mbrojtja e fëmijëve dhe ofrimi i shërbimeve të sigurta për ta ka qenë qëllimi i  takimit mes ministres së mirëqënies sociale dhe rinisë Olta Xhaçka dhe përfaqësuesëve të save the children.
 
Konferenca kombëtare për shërbimet alternativë cilësore për fëmijët pa kujdes prindëror në Shqipëri, nxori në pah edhe problemet që ka mirëqënia e fëmijëve pa kujdesin prindëror ne vendin tonë.
 
Në fjalën e saj, minsitrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Olta Xhaçka, u shpreh se miratimi i ligjit për mbrojtjen e fëmiëjve dhe të shërbimit social është një arritje.

“Duhet të ngrihen shërbime sipas nevojës, përfshi dhe ato alternative, që më pas të ecim me hapat e tjerë: të transformimit të  institucioneve rezidenciale në shërbime komunitare dhe me bazë familjen, të kthimit të fëmijëve në familje bilogjike, në kujdes farefisnor apo birësim, ose vendosjes së tyre në  kujdestari të përkohëshme, duke siguruar shërbim të specializuar dhe  programe prindërimi që fuqizojnë familjen", tha Xhaçka. 
 
Xhaçka deklaroi edhe shifrat ku asistenca ndaj fëmijëve në raste dhune apo edhe braktisje ka funksionuar.
 
Në këto 3 vite është rritur me 40% kthimi i fëmijëve në familjet biologjike; është ulur me 58% numri i fëmijëve në qendrat rezidenciale publike; është rritur kujdesi farefisnor duke garantuar rritjen e fëmijëve në familje në vend të institucioneve.
 
Braktisja e foshnjave, mungesa e prindërimit nga prindër të pa përgjegjshëm apo edhe humbja e tyre, vazyhdon  të jetë sfidën në mirëqënien e fëmijëve dhe brezave. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Aksioni i policisë me urdhër të SPAK/ 43 urdhër arreste, përfshirë Avdylajt, Valter dhe Durim Bamin

Aksioni i policisë me urdhër të SPAK/ 43 urdhër arreste, përfshirë Avdylajt, Valter dhe Durim Bamin