Qeveria e re ka si prioritet shtimin e shërbimeve dixhitale në administratë, për sa i përket IT. Sipas ministres së Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito shtimi i numrit të shërbimeve nevojitet për të rritur efikasitetin e administratës, rritjen e transparancës si dhe për të luftuar korrupsionin.
"Në projektet e qeverisë për sektorin e teknologjisë së informacionit, përfshihet rritja e kapaciteve dhe shërbimeve, sidomos në arsim duke u nisur nga arsimi i mesëm për të kapërcyer hendekun dixhital". Ndërkohë drejtimi i tretë ku do të përqëndrohen projektet e qeverisë, sipas Haritos ka të bëjë dhe me bizneset vendase.
“Kemi një projekt të qartë për të zhvilluar biznesin vendas. Kjo është një mënyrë e përdorur në shumë vende të botës, krijimi i një fondi dixhital të riskut, për të cilin jemi duke punuar prej disa kohësh”, tha Harito.
Shkrimi u publikua sot (24.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com