TIRANE- Shërbimi i dhomës, ambulanca, etj, janë përfshirë në paketën e shërbimeve speciale shëndetësore që qeveria i ka paraqitur Kuvendit nëpërmjet një drafti, ku parashikohet kujdesi i veçantë shëndetësor për forcat speciale. Kështu, realizohet edhe premtimi i pak ditëve më parë i Kryeministrit Rama. Mësohet se në draft thuhet se trajtimi i veçantë kësaj kategorie synon diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve në funksion të përmbushjes së detyrës së tyre. Në strukturat e forcave speciale përfshihen komisariati “RENEA”, komisariati i Ndërhyrjes së Shpejtë, si dhe forca të tjera të Policisë së Shtetit që kanë një natyrë të ngjashme pune me to. Pr/ligjji paraqet në mënyrë të detajuar misionin dhe detyrat e trupave speciale.
Drafti parashikon që siguruesi të marrë përsipër të rimbursojë në masën 100 për qind shpenzimet e shërbimeve spitalore si pacient i brendshëm. Në këto shërbime falas përfshihen dhoma dhe ushqimi, pagesa e transportit me ambulancë në rast aksidenti nga vendi i ndodhjes së aksidentit deri në spital, shpenzimet për pagesën e mjekut specialist, kirurgut, anestezistit, etj.
Ndërkaq, po në shërbimin falas përfshihet edhe përdorimi i pajisjeve dhe i aparaturave të sallës së operacionit, testet diagnostikuese, përfshirë patologjitë, ekzaminimet me RXT, CT skaner, MRI skaner, PET skaner, kujdesi intensiv, ilaçet dhe medikamentet mjekësore për përdorim në spital si dhe Check–up vjetor për çdo person të siguruar. Polica e sigurimit për person në vit, mesatarisht, është 18.500 lekë. Kostoja vjetore e sigurimit për kujdes shëndetësor të veçantë në grup për 500 vetë, pjesëtarë të forcave speciale, është 9.240.000 lekë.
Shkrimi u publikua sot (15.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com