TIRANE - Projekligji i ri për shërbimin e jashtëm është kritikuar edhe nga ekspertët për çështjet diplomatike. Të pranishëm në Komisionin e Jashtëm ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ish-amabsadori Shpëtim Cucka, Edith Harxhi apo Tonin Gjuraj kanë kritikuar Ministrinë e Jashtme, se ka sjellë një ligj me shumë mangësira, duke filluar me mos qartësimin e kompetencave që ka Presidenti dhe ministri në lidhje me emërimet e ambasadororëve.
Një tjetër pikë është dhe pjesa që ka të bëjë me heqjën e shifrës prej 20 %, që mund të vijnë nga jashtë sistemit diplomati, duke e lënë të papërcaktuar. Gjithashtu eksperetët kritikuan edhe faktin që zbehet ndjeshëm roli mbikqyrës i Komisionit të Jashtëm, një praktikë që pak shtete europian e kanë.
Ndërsa ish-ambasadori Shpëtim Cucka me një eksperiencë të gjatë në shërbim, tha gjithashtu se ky projekligj ka problematika si në përcaktimin e komptencave të Presidentit dhe Ministrit të Jashtëm, apo edhe në pjesën e përputhjes me të drejtën ndërkombëtare.
Ish-zëvëndësministrja Edith Harxhi, përveç kritikave ndaj disa pjesë të draftit tha se shërbimi i jashtëm duhet të jetë në varësi të shërbimit civil.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO