Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka ndërmarrë një aksion gjatë periudhës Tetor-Nëntor 2015, duke kontaktuar rreth 6.600 subjekte në të gjithë vendin, për të shtuar në “data base”, vendet e lira të punës. Gjatë kësaj periudhe, kanë rezultuar rreth 4 mijë vende të lira pune. Rajoni me numrin më të lartë të vendeve vakante ka rezultuar Elbasani me 800 vende, i ndjekur nga Tirana me 580. Ndërsa, rajoni që ka më pak vende të lira pune në dispozicion për të interesuarit, është Gjirokastra, e ndjekur nga Kuksi, që rezulton si edhe një ndër qarqet më të varfra.