Shërbimi Neurovaskular, në 1 vit 
kanë marrë shërbimin 1180 pacientë 

Shërbimi Neurovaskular, në 1 vit <br />kanë marrë shërbimin 1180 pacientë 
Njësia e Shërbimit Neurovaskular është shërbimi më i ri i krijuar në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, si pjesë e Polit të Integruar të Neuroshkencës.

Për herë të parë, në këtë njësi bëhet aplikimi i procedurës së trombolizës intravenoze për sëmundjet ishemike të trurit, i cili ofrohet vetëm në QSUT.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Shëndetsisë Ilir Beqaj ishte sot për të parë nga afër investimet më të reja në këtë pavion.

Kryeministri Rama : Mbiemri Rama është rastësi ?

Pacienti: Rastësi, rastësi.

Kryeministri Rama: Më thuaj pak i ke sharë shumë përpara

Pacienti: Më përpara sa të duash. I falënderoj shumë se dhe unë isha në gjendje kome, shumë keq.

Kryeministri Rama: Tani jemi në një fazë tjetër dhe realisht që të gjithë ata që marrin shërbim se kanë hall në QSUT por edhe në spitalet e tjera pavarësisht se në spitalet e tjera kemi ende shumë probleme, janë të kënaqur. Ata që nuk kanë qënë në spital dhe nuk e dinë se çfarë ka ndodhur vazhdojnë shajnë e shajnë se s’kanë faj se kanë patur situata të ndërlikuara në të kaluarën.  ​
 
Ky shërbim ka në përbërjen e tij një personel të specializuar prej 8 mjekësh neurologë dhe neuroreanimatorë dhe 31 infermierë të specializuar.

Ai ka një kapacitet prej 29 shtretërish dhe gjatë vitit 2016 ka trajtuar 1180 pacientë me probleme neurologjike akute. Gjatë vitit që lamë pas, në këtë shërbim janë investuar pajisje biomjekësore.

Shërbimi Neurovaskular organizon punën e tij së bashku me Shërbimin e Urgjencës, e cila pret dhe identifikon pacientët, përcakton problematikën vaskulare cerebrale për shqetësimin që paraqitet duke ja përcjellë në kohë reale mjekëve në këtë shërbim, procedurë kjo, e kryer për herë të parë në Shqipëri.

Gjithashtu, për herë të parë është investuar në blerjen e një medikamenti të ri, të domosdoshëm për të shpëtuar jetën e pacientëve me sëmundje ishemike akute të trurit.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike