Shahin Kadare: “Mjekësia
alternative kura që nuk njihen”

Shahin Kadare: “Mjekësia <br />alternative kura që nuk njihen”
Profesori i njohur i onkologjikut, i profilizuar në diagnostikimin e kancerit, Shahin Kadare, shprehet se sa i përket, terapisë me sodë buke, ky është një mjekim që kurrsesi nuk duhet lejuar në spital.

Sipas tij, ai mund të merret si plotësues, por asnjëherë parësor. "Ky është një lloj mjekimi që nuk njihet. Nëse do të bëhej fjalë për mjekim komplementar, pra si mjekim dytësor, dhe në këtë rast vetëm nëse nuk është i dëmshëm, edhe mund ta përdorë vetë pacienti. Siç është rasti ta zëmë që mund të dëgjosh edhe këshilla të natyrës: ha dy kokrra mollë në ditë se të bëjnë mirë për kancerin.

Në këtë rast edhe po nuk të bënë mirë për kancerin, dëm nuk të bëjnë. Një mjek mund të këshillohet me mjekët e tjerë dhe nëse ai konstaton që ajo që këshillon është krejt e padëmshme, pra siç të thashë, propozoj të hash dy kokrra mollë dhe një portokall dhe një kek çdo ditë. Tani asnjëra nga këto as nuk të vdes, e as të bën dëm, ndaj këtu s'ka asgjë të keqe. Po nëse janë gjëra që janë të dyshimta, atëherë mjeku nuk duhet ta lejojë këtë në asnjë mënyrë pa u bindur që këto janë të dëmshme. Sepse ne se dimë çfarë është kjo. Është thjesht sodë buke?? Sepse ne sodën e bukës e përdorim për të gatuar bukën, nuk të bën dëm, por nuk është mjekim për kancerin. Dhe soda e bukës nuk kushton 20 mijë euro. Ai shet diçka tjetër për ilaç" - na thotë mjeku Kadare .

Shkrimi u botua në suplementin SHENDETI të së përditshmes SHQIPTARJA.com

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë