Shahini: S’ka arsye të shtyhen provimet e maturës! Mësimi në RTSH edhe pas 23 marsit, 1 orë shtesë për maturantët

TIRANE - Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka dekluruar në komunikimin e saj të përditshëm me mediat dhe publikun se nuk ka asnjë arsye që të shtyhen provimet e maturës shtetërore! Shahini tha se pavarësisht orëve të humbura edhe gjatë periudhës së tërmetit, qëndrimi në shtëpi gjatë këtyre ditëve do të shërbejë për të rikuperuar mësimet e humbura. Ajo shtoi se maturantëve do t’i vihet në dispozicion një orë mësimi online në RTSH. Ndalur tek procesi mësimor për nxënësit e klasave të tjera Shahini u shpreh se mësimi do vazhdojë edhe pas 23 Marsit, ndërsa e hëna nuk do të jetë pushim për shkak të ditës së verës, duke pasur parasysh situatën e vështirë në të cilën ndodhemi!

"Gëzuar ditën e verës. Na vjen keq që presim ditën e verës në shtëpi. Sot vijuam me leksionet në RTSH. Kemi transmetuar leksionet për fizikën. Nëse I keni humbur I gjeni tek faqja e Ministrisë së Arsimit në youtube dhe tek Akademi.al. Disa nxënës kanë pyetur nëse kjo nismë do të vzhcdpojë përtej këti dy javori. Jemi në disikutim për të vzahduar përtej datës 23 mars.
Ideja është të bëjmë shumë më shumë edhe me programme të tjera. Në ditët në vijim do ju njoftoj për marrëv
eshjen. Maturantët janë të shqetësuar për shkak se kanë humbur orë edhe për shkak të tërmetit. Nuk kemi arsye të mendojmë se testi duhet shtyrë. Kjo është një periudhë e mirë për të përsëritur mësimet për të qenë gati për provimet e maturës. Kemi kërkuar një orar shtesë vetëm për maturantët, nga ora 13:30 deri në 14:30 nga e hëna të premte për të përsëritur disa nga leksionet e klasës së 12. Ngaqë jemi në kushtet të jashtëzakonshme do vazhdojmë mësimin edhe të hënën, nuk do të ketë shtyrje për shkak të ditës së verës", u shpreh Shahini.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • roma: 14/03/2020 16:28

    Hajde injorante kushe te ka ber ministre o shk.....e ishalle te vjene ty brenda ne shtepi viruse,bene kopetente per te nxjere ajer ngaa goja,bota po mbylle cdo gje ti do hapesh shkollat ,,,,,,,,.

    Përgjigju
  • Loni: 14/03/2020 14:48

    Ajo bota po kalon ne kolaps juve tregoni shkollen oj ministrja jone e dashur luhet me jeten o miss ministrja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!