TIRANË- Në rast se një nxënës ose një mësues do të rezultojë pozitiv me COVID-19, atëherë i gjithë grupi do t'i nënshtrohet testit dhe do mbyllet klasa, ose shkolla nëse të infektuarit kanë pasur kontakte më të gjera! Ky informacion vjen si një përgjigje nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini, për të gjithë prindërit e shqetësuar dhe të frikësuar për fëmijët e tyre pas vendimit për rifillimin e shkollës në shtator. Ajo ka dhënë me detaje se çfarë parashikon protokolli në një rast të tillë.
"Protokollet e sigurisë së shëndetit e përcaktojnë qartë se si do të veprohet në rast se një nxënës, një mësues, apo një grup nxënësish del që është infektuar me Covid-19. Tamponimi ndodh për të gjithë grupin. Mbyllet klasa apo e gjithë shkolla në rast se klasa ka patur komunikim apo kontakt me të tjerët dhe për një periudhë kohore të paracaktuar, që mund të jenë 2 apo 3 javë, grupi i nxënësve që do të jetë karantinuar do të vijojë mësimin në kushte shtëpie. Kjo është dhe arsyeja pse RTSH Shkolla do të punojë paralelisht me të gjithë procesin mësimor që do të zhvillohet në objektet shkollore", tha Shahini.
Shahini ka sqaruar se ministria e Arsimit ka gati një buxhet për të paguar orët ekstra të mësuesve apo edhe shtrimin e tyre në rast se do të jetë nevoja.
"Ne kemi planifikuar shtimin e numrit të mësuesve sipas nevojave. Nëse sëmuret një mësues apo nëse do duhet të mbulohen turne, ne kemi buxhet tashmë të shtuar për të mbuluar çfarëdo nevoje që mund të dalë gjatë vitit për të siguruar një mbarëvajtje sa më të mirë të procesit mësimor", tha Shahini.
Në lidhje me pyetjen se "pse po vazhdohet me xhirimet në RTSH Shkollë kur është deklaruar që shkollat do të hapen", ministrja tha se ky kanal i dedikuar do të transmetojë të njëjtat orë mësimore që do të zhvillohen në shkollë në mënyrë që nxënësi të ketë mundësi të ndjekë leksionet edhe në rast se qëndron në shtëpi.
(Kliko këtu) Protokolli i plotë për hapjen e shkollave
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
62.2%
-
Jo
35%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 4447
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Do të shpërndahen mbi 20 mijë libra artistikë për bibliotekat shkollore, Rama: S’ka dhuratë më të bukur në këtë prag festash
23 Dhjetor 2024, 08:38
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor 2024, 13:17
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor 2024, 17:31
-
Rama largon zv/ministren e Arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin drejtoreshë në gjimnazin 'Petro Nini'
18 Dhjetor 2024, 17:52
-
Akuza dhe dyshime për manipulim zgjedhjesh në atletikë, protagonistët mbledhje në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit
28 Nëntor 2024, 16:05
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor 2024, 15:34
-
Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e ministres! I pranishëm babai e gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund
25 Nëntor 2024, 17:07
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor 2024, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor 2024, 10:09
-
Vrasja e Martinit, zbardhet audioja tronditëse në mbledhjen e prindër te 'Fan Noli': Autori nxori thikën në klasë, mbani përgjegjësi
22 Nëntor 2024, 20:30
-
VIDEOLAJM/ ‘Ik, zhduku’, kush i provokoi nga brenda Ministrisë së Arsimit qytetarët që po protestonin për vrasjen e Martin Canit
21 Nëntor 2024, 16:36
-
Studimi në Shkodër: Afro 20 për qind e nxënësve bullizohen në shkollë! Shqetësim dhe mungesa e oficerëve të sigurisë
21 Nëntor 2024, 16:16
Duhet te merret dhe mendimi i gjitholloges se leshitlikes per arsimin strateges nderplanetare me arsim te mesem Kejdi dhembcakalles se ajo kakaris neper ekrane tip cim pordha
PërgjigjuFutja kot Besa, nese karantinohet grupi apo shkolla, do duhet te karantinohen edhe familjet e tyre, edhe kontaktet e familjeve, edhe shoqeria jashte shkolle e femijeve...praktikisht kalojme ne karantine te gjithe prape. Po shkollat private? Qe kane planifikuar orare deri ne 3 pasdite, me dy seanca ushqimi ne shkolle?
Përgjigju