Një grua nga Teksasi u arrestua pasi u kap në Facebook Live duke qëlluar një njeri në kokë teksa ishte duke luajtur me një pistoletë.
Video e tmerrshme, e cila tashmë është parë mijëra herë në mediat sociale, tregon momentin e saktë kur Devyn Holmes u qëllua të dielën. Holmes, një 26-vjeçar babai i dy fëmijëve, tani është në luftë për jetën pasi u qëllua rreth orës 2.30 të mëngjesit në parkingun e një stacioni Valero në Housto
Cassandra Damper, gruaja që plagosi Holmes, është akuzuara pasi e qëlloi live në Facebook me një plumb në kokë babain e dy fëmijëve. Ajo dhe Coleman u larguan menjëherë nga makina, duke lënë Holmes të plagosur.
Damper është akuzuar për manipulimin dhe falsifikimin e provave pasi ajo u përpoq të fshinte mbetjet nga duart e saj.
Ajo i tha policisë se ajo nuk e dinte se arma ishte e mbushur, ndërsa Coleman nuk është akuzuar. Autoritetet thanë që një juri e do të vendosë nëse duhet të ngrihen akuza shtesë.