SHBA - T’i japësh makinës nën efektin e alkoolit, jo vetëm është e ndaluar nga ligji por vë në rrezik edhe jetën e shumë të tjerëve. Prandaj, 2 shokë kanë vendosur t’i japin një mësim të mirë një shokut të tyre i cili është arrestuar plot 5 herë duke i dhënë makinës në gjendje të dehur.
Pasi humbi ndjenjat nga pija, shokët e transportuan me shpejtësi në një zyrë të cilën më parë e kishin transformuar në një dhomë spitali. Ata gjithashtu kishin marrë disa persona të tjerë të veshur si doktorë dhe infermiere për t’a bërë sa më të besueshme. Sigurisht që në fillim ata i kishin marrë leje dhe familjes së tij, për t’i bërë këtë shaka shokut të tyre.
Në momentin që i alkoolizuari zgjohet nga gjumi, një infermiere futet në dhomë dhe e njofton se kishte pësuar një aksident me makinë në vitin 2013 dhe sapo ishte zgjuar nga koma, 10 vite më vonë.
Burri menjëherë pyet për familjen e tij dhe pasi qetësohet disi fillon të shkojë televizorin. Por edhe lajmet që jepeshin në Tv ishin të krijuara nga mendja e shokëve të tyre.
Në lajme flitej se presidentja e SHBA, Hilary Clinton mund të sulmonte Kanadanë nëse këta të fundit do të vazhdonin t’u jepnin pashaporta kanadeze, amerikanëve që arratiseshin nga vendi. Apo edhe se këngëtari Justin Bieber festoi 10 vjetorin lidhjes së tij gay, me të dashurin.
Pak më vonë, në dhomë futet një doktor i dytë i cili pasi kontrollon nëse burri mund të lëvizë kembët fillon t’a godasë më shpulla në kokë duke i thënë se duhet të ndalonte së piri dhe më pas t’i jepte makinës. Në këtë moment maska që kishte në fytyrë i bie dhe burri arrin të kuptojë se bëhej fjalë për një shaka të shokëve të tij.
Video është hedhur në internet në 8 dhjetor dhe deri më tani ka arritur në më shumë se 4 milionë klikime. Në fund të saj del edhe një mesazh i cili i bën thirrje të gjithëve që të mos i japin makinës në gjendje të dehur.
Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com