Skënderbeu e ka pasur të pamundur që të përballojë presionin në turin e tretë të Champions League përballë ekipit të Shakhteri Karagandës duke humbur me rezultatin e thellë 3-0. Skuadra e Mirel Josës është treguar e pafuqishme përballë kazakëve duke pësuar gol që në minutën e 8 të ndeshjes me anë të Dzidic duke humbur përqendrimin.

Goditja psikologjike nga goli dhe mungesa e eksperiencës në një kompeticion të tillë ka sjellë edhe dominimin total të Shakhteri-it në pjesën e parë. Në pjesën e dytë Skënderbeu merr frenat e lojës në dorë në 15 minutat e para duke rrezikuar disa herë portën e Shakhteri-it, madje duke pretenduar edhe një penallti me Lilajn, por arbitri rus nuk ka qenë i këtij mendimi.

Fjalën e fundit në Kazakistan kampionët e Shqipërisë e thonë me kapitenin Shkëmbi që rrezikon pas një aksioni të shpejtë, por që neutralizohet nga vendasit që shënojnë dy herë në minutat e 79’ dhe 81’ me anë të Murtazayev dhe Khizhnichenko duke shkatërruar plotësisht ëndrrën e korcarëve për kalimin e turit.

Ndeshja e kthimit zhvillohet në Tiranë më 7 Korrik, por pas ndeshjes së parë, Skënderbeu ka më shumë shanse për të vazhduar në Evropa League se në “play-off”-in e Champions League-s.