Këngëtarja e njohur, Shakira është duke kaluar një fazë të vështirë në jetën e saj personale pas ndarjes me partnerin e saj, por mesa duket artistja është përballur edhe me një tjetër vështirësi.
Ajo është duke u përballur edhe me shtrimin në spital të babait të saj.
Në një video, Shakira shihet teksa ndihmon babanë e saj të bëjë ushtrime forcash, ndërkohë që në dhomë është edhe mjeku i tij. Ajo duket e emocionuar me babanë e saj ndërsa i puth këmbët.
“Dhe jeta vazhdon mes vizitave në spital dhe kostumeve të Halloween -it”, ka shkruar Shakira në video.