Shakira do japë intervistën e saj të parë pas ndajes me ish-futbollistin Pique, diskutim për karrierën dhe tradhëtin e tij

Shakira do japë intervistën e saj të parë pas ndajes me ish-futbollistin Pique, diskutim për karrierën dhe tradhëtin e tij

Shakira

Shakira është gati të shfaqet në intervistën e saj të parë që kur sulmoi ish të dashurin e saj Gerard Pique dhe të dashurën e tij të re Clara Chia Marti me anë të dy këngeve të saj.  Këngëtarja do të flasë për jetën e saj personale, karrierën dhe çfarë mund të presin fansat prej saj në ditët në vijim në një intervistë ekskluzive për televizionin meksikan.

“Kam kënaqësinë të ndaj me ju se nesër në lajmet e Canal de las Estrellas, ne kemi një pamje paraprake të bisedës sonë ekskluzive me Shakira-n. Shkuam në Barcelonë për të folur për muzikën dhe tekstin e saj, momentin që po kalon në karrierën e saj dhe çfarë do të ndodhë në jetën e saj", zbuloi gazetari meksikan Enrique Acevedo në Instagram.

 

Këngëtarja kolumbiane duket se ka hijezuar ish-yllin e Barcelonës dhe flakën e tij të re në këngë, BZRP Music Session #53 dhe TQG , të cilat ajo i këndoi në bashkëpunim me Karol G. Shakira dhe Gerard, të cilët janë prindër të dy djemve, njoftuan ndarjen e tyre në qershor 2022 pas lidhjes 12-vjeçare, pa bërë të ditur arsyet e ndarjes së tyre. Shkaku i ndarjes së çiftit ishte tradhëtia e Gerard Pique. Dy muaj pas ndarjes së tyre, Gerard doli me të dashurën e tij të re dhe më vonë zyrtarizoi romancën e tyre në Instagram.

Un adelanto de lo que será la entrevista con Enrique Acevedo de Televisa, México. De como sus hijos le dijeron que grabará con bizarrap pic.twitter.com/CDhmzMWWRK

— Shakira en español ???? (@shakiracarla) February 26, 2023

 

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën