Shakira falenderon Kupën Botërore
që i dha Piquen dhe Milanin

Shakira falenderon Kupën Botërore<br />që i dha Piquen dhe Milanin
Shakira është këngëtarja që do të performojë në mbylljen finale të Kupës Botërore midis Gjermani-Argjentinë.

Ajo ka falenderuar Kupën Botërore për mundësinë që i dha që të njihej me bashkëshortin e saj Gerard Pique me të cilin ka edhe djalin 18 muajsh Milan.

Ata u njohën në vitin 2010 kur Shakira po performonte hitin e saj në Kupën Botërore “Waka Waka- Time for Africa”.

shakira

Ndërsa, këtë vit Shakira do të performojë La La La me muzikantin Brazilian Carlinhos Brown në Stadiumin e Maracanës.

Duke folur për lidhjen e saj ajo ka thënë se ka një lidhje shumë të ndërlikuar për shumë arsye.

“Unë e takova dashurinë e jetës sime në Kupën Botërore dhe po të mos ishte për të, djali im Milani nuk do të ishte sot”, ka thënë Shakira.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Formula 1/ Max Verstappen 'merr hak', fiton garën e Imolas në Itali! Në podium edhe Ferrari, befason Lando Norris

Formula 1/ Max Verstappen 'merr hak', fiton garën e Imolas në Itali! Në podium edhe Ferrari, befason Lando Norris