Ylli i popit Shakira e ka mbyllur plotësisht historinë e dashurisë disavjeçare me futbollistin Gerard Pique. Nga raportimet e mediave të huaja, ylli kolumbian dhe aktori britanik Lucien Laviscud janë në një marrëdhënie.
Dyshja janë takuar në xhirimet e videoklipit të këngës më të re të këngëtares me Cardi B, ‘Punteria’.
Sipas një burimi të Daily Mail, “miqtë e saj janë të shqetësuar pasi besojnë se aktori po përdor Shakirën për të fituar më shumë famë”. I njëjti burim thotë se “Shakira dëshiron dëshpërimisht të bie në dashuri”, ndaj rrethi i saj i ngushtë ka rezerva për romancën e tyre.
31 vjeçari mori famë nga seriali në ‘Emily in Paris’ në rolin e Alfie.