‘Shalqi me provë’/ 50 premtimet e bujshme të pambajtura të Lulzim Bashës si kryebashkiak i Tiranës...

‘Shalqi me provë’/ 50 premtimet e bujshme të pambajtura të Lulzim Bashës si kryebashkiak i Tiranës...

Kreu i PD-së, Lulzim Basha

TIRANË- Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2020, kryetari i Partisë Demokratike dhe rrethi i tij, kanë intensifikuar fushatën e premtimeve, për të maksimalizuar numrin e votave. Premtimet janë në kufijtë e fantazive që nga pagat deri në 1.2 mijë euro në muaj, dyfishim të ndihmës ekonomike, çek 1 mijë euro për bizneset e vogla, bursa të plota për studentët që vijnë nga familjet me të ardhura të ulëta, pension minimal 250 mijë lekë etj. Kur e pyesin se ku do i gjejë paratë, përgjigja nuk ndryshon: Do anuloj tenderat dhe koncesionet korruptive. Kryeministri Edi Rama, premtimeve të kundërshtarit politik, iu përgjigj me një batutë, duke thënë se Basha është shalqi me provë.

Lulzim Basha është pjesë e rëndësishme e politikës dhe ka mbajtur pozicione drejtuese shtetërore që nga viti 2005. Drejtimi për katër vite i Bashkisë së Tiranës ishte edhe prova e tij më e madhe deri më sot për të treguar seriozitetin dhe përgjegjshmërinë para qytetarëve sa i takon mbajtjes së premtimeve. Nëse si ministër i Jashtëm, i Transporteve dhe i Brendshëm graviteti i përgjegjësisë për mos mbajtjen e premtimeve binte mbi Sali Berishës, emri Lulzim Bashës lidhet premtimet më të bujshme dhe spektakolare që nuk u mbajtën kurrë si kryebashkiak i Tiranës.

Tramvaji Kinostudio-Kombinat, ndërtimin i Unazës së Madhe, bulevardi i ri, karta e studentit, 30 mijë vende pune, hipotekim të të gjithë apartamenteve, 30 mijë vende pune, transport publik falas për disa kategori, ulje të taksave nga 2-5 herë dhe heqje të 60 taksave, janë vetëm disa nga 50 pretimet më të bujshme të Lulzim Bashës, të cilat mbetën letër. Basha nuk kishte asnjë justifikim për mosmbajtjen e premtimeve, pasi në krye të qeverisë, dy vitet e para të mandatit, ishte Sali Berisha.

Disa nga pretimet e pambajtura të Lulzim Bashës
Ndërtimi i një tramvaji Kinostudio-Kombinat 

Zgjatjen e Bulevardit nga Stacioni i Trenit tek Bregu i Lumit 

Ndërtimin i Unazës së Madhe

Te stacioni i trenit do ndërtohet aty stacioni interurban i automjeteve

Dy nënkalime përgjatë segmentit rrugor nga “Zogu i Zi” deri tek Dogana

Karta e studentit 

Korsi për biçikleta

Hipotekimi i të gjitha apartamenteve  

30 mijë vende pune

Heqje nga rruga e fëmijëve që lypin 

 Kalimin e kompetencave tek minibashkitë për dhënia e lejeve për ndërtime

Ulje të çmimeve të mallrave dhe ushqimeve 

Ulja e taksave nga 2-5 herë 

Heqja e 60 taksave 

Ngritja e një task- force për punësimin e të rinjve 

Financimi i stazhit për ata që mbarojnë universitetin.

70 për qind e atyre që mbarojnë stazhin do t’u ofrohet një vend pune 

Parqe të vogla dhe qendra argëtuese 

Ndërtimi i një parku tjetër të madh për Tiranën 

70% e të rinjve të tyre do t’u ofrohet punësim i përhershëm në sektorin privat 

Zhvillimi të 14 qendrave urbane dytësore

Krijimi të 5 strehave për të varfrit.

Transport publik falas për të moshuarit, fëmijët dhe personat në ndihmë sociale.

Më pak se 30 nxënës nëpër klasa.

Programe atraktive për të ulur nivelin e braktisjes së shkollës nga fëmijët

Një Bibliotekë Universitare. 

Krijimin e një qyteti policentrik, me hapësira të gjelbra.  

Ndërtimin e një parku tjetër në Tiranë

Do të dyfishohen hapësirat me gjelbërim

Korridor Rekreativ i Lumit të Tiranës 

Parkingje për të zgjidhur problemin e trafikut

Referendum për çështjen e Piramidës

Do të forcohet disiplina fiskale vendore

Do ulet pesha e shpenzimeve për paga dhe ato administrative

Do të kontrollohen dhe turpërohen në publik çdo spekulues me çmimet në Tiranë

Do të ngrihen qendrat e informimit në të gjitha njësitë bashkiake

Linjë telefonike antikorrupsion

Rrjeti për destinacionet turistike të Tiranës

Do të rikthehen të gjitha ambientet sportive

Qendër multifunksionale sportive publike

Qendër rekreatives portive publike për të gjitha moshat në çdo njësi bashkiake

Paketë stimuluese për gratë në marrëdhënie pune

Do të shumëfishohen qendrat e kujdesit parësor

Spitali i Sanatoriumit do të shndërrohet në një spital moder

Sistem mbikëqyrje dhe inspektimi të punimeve ndërtimore

Do të lehtësohet dhe zgjidhet kaosi i trafikut

Do të hapen akse të reja rrugore të qytetit dhe pika hyrëse e dalëse të tij

Do të rehabilitohen rrugët pa ndriçim.

Do të rehabilitohet Parkut i Dajtit

Strategji për të rigjallëruar sektorin ndërtimor

VIDEO/Premtimet e Lulzim Bashës

B.K./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hapu dhe: 01/10/2020 16:11

    Ka qene gjume dhe do kete pare enderr me siguri.

    Përgjigju
  • Diu: 01/10/2020 07:26

    50 hijet e lulishit. Dmth ku ta pllojme so kete si te filmi

    Përgjigju
  • Cubi: 30/09/2020 22:55

    Cfar ka ber ky nga 15 vjet???????????? Me sa kemi par e degjuar ASGJE!!!!!!!!! Cfar mund te bej ASGJE!!!!!!!!!!!!!!! A po harrova ka ber dicka kunder vellezerve kosovar kur punonte tek Euleksi duke ber spiunin dhe pasojat po i vuajn edhe sot.

    Përgjigju
  • Qejfliu: 30/09/2020 18:01

    Meqe qeka shaslqi me proce sa e ka numurin ky Basha te kontaktoj dhe te bej nhe prove nuk eshte keq?

    Përgjigju
  • Ide: 30/09/2020 17:36

    Njerez, thjesht.....mos e harroni "Çdo popull ka ate qeveri (politikane) qe meriton".

    Përgjigju
  • Kacidhe: 30/09/2020 17:07

    Basha si nje kone e Berishes vetem gam gam ben se nuk di gje tjeter natyrisht kungull i pa pjekur apo shakqin me prove...

    Përgjigju
  • Ilir: 30/09/2020 16:57

    Me mire ky LULI se Edi. Pse sepse nuk mundem me me keta alabaket dhe te paaftet e adminstrates. Nuk mundem me me nenpunes dhe deputete qe e bene pacavure gjithe legjislacionin shqiptar,nuk mundem me pa gjykate kushtetuese nuk mundem me te ashtuquajturen reforme ne drejtesi qe ne vend te merret me drejtesine merret me drejtimin e vetes. Nuk mundem me kur thejsht nje shofer i gjyqtari te vetigut i duket vetja sikur eshte zot i rruges dhe i jetes tate. Nuk mundem me kur ti denoncon ne polici dhe denoncimi yt merret si histori tregimesh gazomre dhe ti japesh zgjidhje nje vjedhje. Nuk mundem kur une paguaj taksa gjithe kete kohe dhe qeveria mendon qe ata qe nuk kane paguar te paguajne as sa 1/3 e taksesh qe paguan ti si %...

    Përgjigju
    • Cubel Breca: 30/09/2020 23:00

      Dhe e gjitha kjo e krijuar nder vite nga babai shpirteror i lulit. Ne administration Jan te gjith sherbetoret e sali qenit me ndryshimin e qeveris pervec drejtimit politik asnje punonjes sesht hequr nga puna.

    • Xhaja: 30/09/2020 18:38

      O Sefer daja, nuk eshte vetem 21 janari or mik! Luli ka mbi kurrize shume rekorde negative, bile edhe penale.

    • Sefer daja: 30/09/2020 17:47

      Jam dakort me ty Ilir! Mo mire Basha se Rama! Po e keqja jone eshte se votojme si tifoza dhe jo si sportdashes! Vertet Basha mund te bonte me shume si kryebashkiak por mos ti hedhim poshte meritat e tij! Rruga e Kombit dhe levizja e lire ne BE e shqiptareve jane dhe merite e tij si drejtues i ministrive perkatese! Nese dikush do permende 21 janarin i them se ka 7 vjet qe e majta e premtoi drejtesine per kete date e ka bere nje vrime ne uje! Po keshtu dhe rruget e te majtes jane vetem premtime ne 3D permes tenderash korruktiv ndersa per integrimin kemi kohe se i madhi yne RAMA si kryetar OSBE-je po zgjidh çeshtje mo te medhaja

  • Andon: 30/09/2020 16:57

    Fqinjët e tij në bllokun pranë Qemal Stafa do t'ju tregojnë më mirë: ai bllokoi një ashensor të ndërtesës së apartamenteve për përdorimin e tij. askush tjetër nuk mund të ketë qasje në të! imagjinoni se çfarë mund të bëjë ai në shkallë makro!

    Përgjigju
  • Qeneria Basha: 30/09/2020 16:48

    Ky toçkuklla qesharake eshte aty ku eshte vetem sepse ka ne qafe zinxhirin e familjes se shpellarit - e terheqin per qafe si qen vetem per marketing - dhe ja shesin popullit si nje i ri ne politike, por eshte vecmas nje klloun i familjes, nje sali i ri ne mish e kocka, e kane zbrazur si kukullat boshe dhe jane munduar te klonojne perseri saliun brenda tij

    Përgjigju
  • Alb: 30/09/2020 16:20

    Politika shqiptare varete perj jashte dhe popullin se pyte kush.

    Përgjigju
  • Hahahah: 30/09/2020 16:04

    O ky asht qesharak as gruaja e tij nuk do e votoj

    Përgjigju
  • luli: 30/09/2020 16:01

    bobo me shume nga c'mbajme mend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë