Shalqini, redukton
arterosklerozën

Shalqini, redukton<br />arterosklerozën
TIRANE - Shalqiri (Citrullus lanatus) nga familja Cucurbitaceae. Fryti i shalqirit është në formë sferike deri në elipsoide që mund të peshojë nga 5 deri 20 kg i mbështjellë nga një lëvozhgë të gjelbër të çelur me shirita të gjelbërt të errët, me trashësi nga 2 deri 4 cm brenda së cilës ndodhet masa për ushqim në ngjyrë të kuqë të ndezur, por ka edhe shalqinj me ngjyrë të verdhë të çelur. Përmban shumë ujë dhe është i mirë për të sëmurët që vuajnë nga veshkat ka shije të ëmbël. Më së shumti kultivohet në vendet evropianë si Greqia, Shqipëria, Maqedonia, Italia dhe Spanja.
 
Nga të gjitha frutat dhe perimet, shalqiri e ka përqindjen më të lartë të ujit, 93 për qind dhe një vlerë të ulët të energjisë, vetëm 20 kalori për njëqind gramë. Për shumë njerëz shalqiri është një freskues ideal veror. Studimet e fundit tregojnë se ky fryt i shijshëm mund të jetë edhe një mjet i rëndësishëm për uljen e shtypjes së lartë të gjakut.

MINERALET DHE SHTYPJA E GJAKUT

Nëse keni tension të lartë të gjakut, mjekët së pari do t’ju këshillojnë të zvogëloni konsumimin e kripës. Sipas revistës “Journal of Medical Association”, konsumimi i zvogëluar i natriumit ka një efekt të kufizuar në uljen e shtypjes së lartë të gjakut dhe një efekt minimal te njerëzit me shtypje normale të gjakut.

Megjithatë, hulumtimet e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zbulojnë se konsumimi i matur i natriumit të kombinuar me konsumim të shtuar të kaliumit, kalciumit dhe magneziumit, minerale që gjenden në fruta, perime dhe produkte më pak të yndyrshme të qumështit, i shërben zvogëlimit të shtypjes së lartë të gjakut më shumë se vetëm kufizimi i konsumimit të natriumit. Këto katër minerale: natriumi, kaliumi, kalciumi dhe magneziumi ndihmojnë në rregullimin e shtypjes së gjakut.

Hulumtuesit nga Universiteti USDA në Nevadë dhe Oklahoma, kanë bërë një hulumtim në të cilin të anketuarve u është rritur niveli i argininës për 22 për qind, pasi kishin pirë lëng shalqiri për tri javë në secilën shujtë. Arginina është një substancë e nevojshme për të prodhuar monoksid të natriumit, i cili ndikon në zvogëlimin e koagulimit të gjakut dhe mbron nga infarkti.

Studimi ka përfshirë 23 vullnetarë, të cilët çdo ditë kanë pirë 1560 gramë lëng nga shalqiri. Në një studim të kohës së fundit nga hulumtuesit e Universitetit të Kentucky, është dëshmuar që shalqiri redukton arterosklerozën tek kafshët.
 
Modeli i kafshëve të përdorur në studim ka përfshirë minjtë me kolesterol të lartë të shkaktuar nga ushqimi. Një grupi kontrollues i është dhënë të pihet ujë, ndërsa grupit eksperimental lëng shalqiri. Deri në javën e tetë të studimit, kafshëve që u është dhënë lëngu i shalqirit kanë pasur peshë më të ulët trupore se sa grupi kontrollues, për shkak të uljes së masës yndyrore. Ata nuk kanë përjetuar ulje në masën trupore pa masën yndyrore.

Koncentrimet e kolesterolit të plazmës ishin shumë më të ulëta në grupin eksperimentues, me koncentrimet e kolesterolit lipoprotein të ndërmjetëm dhe me densitet të ulët, të reduktuara në mënyrë modestë në krahasim me grupin kontrollues. Një matje në zonat e dëmtuara aterosklerotike u zbulua që grupi me lëng të shalqirit po ashtu statistikisht ka përjetuar reduktime të rëndësishme në dëmtimet aterosklerotike, në krahasim me grupin kontrollues.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.07.2013
 
Redaskia Online
(mag.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve