Një nga frutat më të kërkuara dhe më të populluara në stinën e verës është shalqiri. Shalqiri është një frut që përmban sasi të madhe uji, sheqer fruktoz, fibra dhe kripëra minerale.
Në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” dietologia Viktoria Naço u shpreh se shalqiri është një antioksidant që shërben për luftimin e shumë sëmundjeve. Ai lufton kancerin në prostantë, tumore të ndryshme të aparatit tretës por edhe kancerin e gjirit.

Fruti i magjishëm i shalqirit ofron shumë vitaminë C, likopenë, magnez dhe kalium. Është një nga frutat që dietologia Naço këshillon të konsumohet edhe nga personat që vuajnë nga hipertensioni dhe gurët në veshka.
Në vendet arabike konsumohen dhe farat e shalqirit pasi ato janë shumë të pasura me acide yndyrore dhe luftojnë sëmundjet kardiovaskulare. Na japin shumë magnez dhe kripëra minerale.
Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com