Ndërkaq ministri Mediu u përgjigj duke theksuar se socialsitët kanë injoruar pronarët edhe kur keni qeverisur. Perplasja mes tyer vijoi edhe pse kryetarja e kuvendit fillimisht nuk pranoi të kishte një tjetër replikë të deputetit Shalsi. Ky i fundit iu drejtua ministrit Mediu në lidhje me tragjedinë e Gërdecit me fjalët : Duhet të ishit kokëulur për 26 jetët që humbën në Gërdec.
Ndërsa Mediu u përgjigj: E kam sqaruar pozicionin tim në lidhje me këtë tragjedi, për të cilën kam një peng të madh moral për faktin se kam qënë ministër i mbrojtjes në kohën kur ndodhi tragjedia.
Në debat është përfshirë edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli,e cila theksoi se 'Ju na sollet avokatin e ministrit Mediu në cështjen 'Gërdeci' për ta votuar si anëtar të KLD. Ju duhet të kërkoni falje apo jeni në krizë morale."
(jd/shqiptarja.com)