Shalsi letër Gjanës:
Komisioni "aneks" i qeverisë

Shalsi letër Gjanës: <br />Komisioni "aneks" i qeverisë
TIRANE- Pas incidentit me kreun e Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese Jemin Gjana, deputeti socialist Eduard Shalsi i është drejtuar me një letër Gjanës ku denoncon veprimtarinë e këtij komisioni.
Letra i është drejtuar Kryetares së Kuvendit Topalli si dhe dy krerëve të grupeve parlamentare Rucit dhe Patozit.

“Vë re jo pa keqardhje se puna e këtij komisioni dhe roli i tij jane larg standarteve dhe pergjegjesive qe ne, si te zgjedhur, kemi ne ushtrimin e detyrimeve perpara atyre qe na kane votuar. “ - thuhet mes të tjerash në letrën e deputetit socialist.
Shalsi vijon më tej se ka pritur reflektim serioz që do përmirësonte punën e këtij komisioni. Por sipas tij ka ndodhur e kundërta, situata është përkeqësuar ndjeshëm duke kulmuar me mbledhjet gjate diskutimeve per ligjin mbi Albpetrolin dhe raportimin e Autoritetit Komunikimeve Elektronike dhe Postare ( AKEP ) dhe sidomos ne mbledhjen e fundit.

“E në këtë rast nuk mund të lë pa përmendur sjelljen tuaj e cila në vend t’I shërbente moderimit të diskutimit në komision, thjesht sa nxiti përfaqësuesit e Ministrisë të neglizhonin dhe anashkalonin kërkesat tona. Gjithashtu, i konsideroj aspak normale nderhyrjet tuaja penguese dhe gjoja shpjeguese gjate kohes qe ne kerkonim nga titullari i AKEP-it ti pergjigjej disa pyetjeve per funksionimin e sektorit edhe ne lidhje me nje raport monitorimi shqetesues qe nje kompani ( Cullen International ) e perzgjedhur nga Komisioni Europian kishte bere per Shqiperine.” Shprehet në letrën e tij Shalësi.

Deputeti socialist konstaton me shqetësim se komisioni është shndërruar në instrument të qeverisë.

“E kuptoj pozicionin tuaj te veshtire, ne te cilin gjendeni shpeshhere, per te mbeshtur propozime te qeverise edhe kur per to mungojne transparenca apo argumentet, por e kam te pamundur, ne te njejten kohe, te pranoj se nje gje te tille mund ta beni duke mos lejuar opoziten te ushtroje te drejtat dhe detyrimet e veta parlamentare.”

Sipas tij anshmëria e skajshme e drejtimit të komisionit do sillte pasoja që do dëmtonin rëndë jo vetëm rolin e parlamentit, por do cënonin dhe rrezikonin seriozisht edhe plotësimin e kriterit të Komisionit Europian për një funksionim sic duhet të parlamentit.

Pak ditë më parë dy deputetët Gjana dhe Shalësi u përfshinë në një konflikt me fyerje dhe përplasje fizike mes tyre në Komisionin e Vprimtarive Prodhuese.

Debati nisi ndërsa diskutohej ligji për peshkimin. Socialistët reaguan ndaj komenteve të të kreut te Komisionit Gjana mbi pyetjet që bëri deputeti socialist Shalsi.
(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'