Shalsi martohet, pret të bëhet
sërish baba, mungonte Rama

Shalsi martohet, pret të bëhet <br />sërish baba, mungonte Rama
TIRANE - Eduard Shalsi i dha fund beqarisë tjetër. Dje në Rogner ai dhe Era u kurorëzuan në martesë, në një ceremoni disi madhështore që nuk përfundoi deri në mesnatë, por që mungoi kreu i PS Edi Rama. Unë isha e vetmja gazetare e ftuar në atë ceremoni, dhe kishte një argument. Rreth dy vite më parë, në suplementin Bluetooth, që drejtohej nga unë, kemi botuar në faqen e parë fotot e Edit dhe Erës duke pushuar në plazhet e Turqisë. Ata ishin duke qëndruar lirshëm, duke u puthur dhe duke shijuar pushimet, por një paparac, i kishte fotografuar. E këto foto, përfunduan drejt e në suplementin e thashethemeve. Shalsi në atë kohë u mërzit shumë. Ndërsa Era qau për disa ditë me radhë sesi media mund të ndërhynte në jetën e gjithësecilit. Por ja që ditën e djeshme, mes të qeshurave dhe trokitjes së gotave, e gjeta veten si kumbarja e një martese që edhe mund të ishte shtyrë në kohë, por që në fakt, e kishte një sekret.

Era ishte shtatzënë, dhe kjo dukej. Nuk mund të humbiste nga vështrimi i të ftuarve kërcimi i çiftit duke prerë tortën, e mandej dora e Ed Shalsit te barku i Erës. Me shpoti nëpër tryeza veç dasmës e madhështisë së saj vërshyen edhe batuta të tipit sesi u martua Shalsi pasi kishte bërë atë batutën që u konsiderua e tmerrshme në Top Channel. E mandej edhe fakti që gjatë kurorëzimit në martesë, ai nuk tha fjalët magjikë "po e pranoj erën për grua", por tha vetëm "me gjithë zemër". Të mos merremi me detajin nëse legjitimohet kjo martesë apo jo dhe a është ajo zyrtare.

Ajo që ishte e rëndësishme, është fakti se në prani të kolegëve, deputetëve, zyrtarëve të PS, njerëzve që vinin nga sektori bankar, familjarë të çiftit e miq të të dy palëve, Edi dhe Era i dhanë fund beqarisë dhe hargalisjeve poshtë e përpjetë nëpër Tiranë si të pamartuar.

Unë? Unë isha aty, por më së shumti edhe si kumbarja, edhe si njeriu që do të vëzhgonte ca detaje publike të dasmës vip të politikës për këtë vit. Si në urimin: paçim sa më shumë festa e gëzime. E sa për ta shtuar si detaj ngacmues, aty në kokteilin që u bë në Rogner, nuk u ndjenë efektet e krizës, edhe pse ishin të pranishëm më shumë se gjysma e PS apo mbi 400 të ftuar. Unë nuk e pashë, por më thanë se aty ishte i pranishëm edhe Jemin Gjana. Ndoshta ka ndenjur vetëm pak minuta, si për të thënë që isha, edhe pse shumëkush nuk mund të harrojë kërcënimet në parlament, apo letrën që vetë Shalsi bëri kundër tij.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com


(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës

SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës