Shalsi: Po punojmë për ngritjen e nënkomisionit parlamentar për KLSH! Shqetësim mbetet efikasiteti i auditimeve

Shalsi: Po punojmë për ngritjen e nënkomisionit parlamentar për KLSH! Shqetësim mbetet efikasiteti i auditimeve

1666965605_b691ff28c5054b0cb47663d69a9b969d.jpg

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Eduard Shalsi është shprehur se po punojnë për të ngritur nënkomision parlamentar për KLSH që po auditohej te Ministria e Sipërmarrjes.

“Nisur nga një pikë që përmendi z.Bracce.  E kisha që në krye të herës çështjen e pullave fiskale. Dhe dua të theksoj që jemi në momentin e ngritjes së nënkomisionit parlamentar për Kontrollin e Lartë të Shtetit. Mora vesh që po u auditonte ministria e sipërmarrjes. Bravo! Patjetër, po bëhej pas një kohe të gjatë. Po shoh emrat e atyre që po bëjnë ministri pa potrofol. Ju inkurajoj ta bëni. Teksa po shihja intervistat. Teksa po shihja relacionin, do ishte e vlefshme pullat fiskale, markimi, kolaudimi. Ju inkurajoj ta bëni këtë gjë. Do ju shpjegoj pas një jave dhe dy javësh dhe rrethanat e këtij auditimi. Asnjë problem, inkurajim. Një shqetësim mbetet, efikasiteti i KLSH. Ndaj në këtë kontekst kemi filluar procedurat për ngritjen e nënkomisionit parlamentar, edhe si detyrim të BE, por këtu gjykoj se është shumë i rëndësishëm roli dhe bashkëpunimi i Komisionit të Ekonomisë, Ministrisë së Financave dhe KLSH për të përmirësuar në lidhjee me qoftë kuadrin ligjor, qoftë në aspektin e procedurave”, tha Shalsi.


Lajmi kryesor:

Miratohet buxheti faktik, ekonomia u rrit 8.54%! KLSH: Rritja e të ardhurave nga pagat, probleme te tatimet


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!