TIRANE - Skandali seksual me protagonist kreun e Bashkisë ss Kamzës, Xhelal Mziu, shkoi sot deri në Kuvend. Komisioni parlamentar i Ligjeve ndërsa ka dëgjuar raportin vjetor të Komisioneres për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Irma Baraku, ka kërkuar shpjegime mbi ato që aludohen kohët e fundit në media. Kërcënime me sfond sekusal të Mziut drejtuar një punonjëse të administratës së Bashkisë së Kamzës.
Vartësja e kreut të Bashkisë Kamëz etiketohet në media si “Shamikuqja” pasi kështu citohet të jetë emërtuar në një prej sms-ve. Por komisionerja Baraku, duke i kthyer përgjigje deputetes së PS Felaj për këtë çështje, është shprehur se ka qenë shumë e vështirë të verifikohej se kujt i përket numri prej nga dërgoheshin mesazhet në drejtim të Shamikuqes.
Sipas komisioneres, ajo e ka pasur shumë të vështire për të marrë nga kompanitë celulare tabultatet, ndërsa Mziu e mohon kategorikisht që mesazhet të jenë dërguar nga telefoni i tij personal.
Në tekstin e mesazhit të bërë publik nga mediat muaj më parë dhe që dyshohet se kanë mbërritur nga kreu i Bashkisë Kamëz, shkruhet “Ok, Shamikuqe që po ndrin, por që po humb lirinë si gjithë të tjerët, natën”.
(ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com