Shampo, detergjent, krem:
Cilët të zgjedhim për fëmijën

Shampo, detergjent, krem:<br />Cilët të zgjedhim për fëmijën
Zakonet e higjienës në shekullin e fundit kanë ndryshuar në mënyrë dramatike, pasja e ujit të nxehtë vazhdimisht, dhe një gamë gjithnjë e më e pasur dhe e ndryshme e produkteve për higjienën, kujdesin e lëkurës dhe flokët, ka bërë që zakonet tona të përditshme të jenë shumë larg atyre të gjyshërve tanë, të cilët kënaqeshim me një dush një herë në javë me një copë sapun”. Kështu shkruan Carlo Gelmetti, në një shkrim të publikuar në “Corriere della Sera” dhe jep këshilla për llojet e produkteve kozmetike që duhen përdorur në moshën pediatrike.

Nëse higjiena e duhur ka sjellë me siguri përfitime të tilla si reduktimi i infeksioneve, higjiena e tepërt ka çuar në disa disavantazhe, duke qenë se larja e shpeshtë dëmton biofilmin e lëkurës, ndërsa parfumet dhe aromat me erë të këndshme mund të shkaktojnë alergji në disa njerëz të tjerë.

Përdorimi: Tek të sapolindurit është mirë të përdorni vetëm ujë për higjienën e çdo ditë dhe një pastë oksid zinku për pjesën e panolinos nëse është e skuqur. Tek foshnjat, detergjentët dhe shampot që janë të përcaktuara për moshën e tyre, mund të përdoret me kursim, ndërsa preparatet që i mbrojnë nga dielli, duhet të jenë specifike për fëmijërinë, dueht të specifikojnë moshën pediatrike duhen përdorur në sasi të vogla, dhe jo me shumicë siç bëhet zakonisht.

Për fëmijët në moshën e shkollës mund të zgjidhni produktet e markave të njohura dhe të kontrolluara, duke i blerë ata në vende të sigurta dhe duke shmangur produktet me oritgjinë të dyshimtë, edhe në qoftë se ata kanë një çmim dhe paketimin tërheqëse, por që mund të kenë probleme serioze të sigurisë dhe mund të jenë të falsifikuar. Këshilla jonë është e thjeshtë: duhen zgjedhur produktet pediatrike, sepse kjo është zakonisht më shumë e kontrolluar dhe e varfër me substancave të tilla si: aromat dhe ngjyra që janë ndër irrituesit dhe shkaktarët më të mëdha të alergjive.

Prej vitesh në Evropë është e detyrueshme lista e përbërësve, që duhet të ven dosen mbi paketim, në përputhje me standardet e vendosura nga I.N.C.I (International Nomenclature of Cosmetic Ingredients), për të cilin leximi nga mjeku ose farmacisti mund t’ju tregojnë nëse përmban ndonjë substancë që ju doni ta shmangni. Gjithashtu, nëse është e nevojshme, është treguar edhe PAO (periudha pas hapjes) që tregon se, në muaj, se për sa kohë produkti është i sigurt, pas hapjes, me kusht që ajo të jetë ruajtur siç duhet, që do të thotë të mbyllura dhe në vende të freskëta!

Nëse fëmija juaj ka lëkurë të ndjeshme dhe ka treguar tendencë për skuqje dhe acarim, më mirë është të jeni të sigurtë dhe ti besoni këshillës së mjekut tuaj apo farmacistit, duke shmangur "e bëjmë vetë": pasi fraza "delikate", "natyrore" ose "hiperalergjike” mbi një produkt nuk ka në fakt një domethënie specifike dhe shpesh nuk është një garanci e mjaftueshme që produkti është në të vërtetë i përshtatshëm për një lëkurë me probleme.

Aq më i ndryshëm është veprimi i preparatit nëse fëmijës suaj i është përcaktuar një diagnozë e veçantë dermatologjike (si dermatit atopik, një psorias apo ndonjë gjë tjetër) e ndjekur nga një recetë e saktë: në këto raste mos dëgjoni këshilla nga njerëzit me më pak përvojë dhe ekspertizë të specialistit, dhe mos pranoni të blini produkte të tjera përveç atyre që ju janë rekomanduar në mënyrë specifike: faktorët e përfshirë në lojë janë të shumta, vetëm një ndryshim i vogël në përbërjen e një produkti nga ajo që ju ka qenë përshkruar, mjafton për të mos pasur rezultatin e dëshiruar, ose madje edhe të marrë më keq.


Shkrimi u publikua në Suplementin Shëndeti, gazetën Shqiptarja.com(print), 14 mars 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi