Ofertat e privatizimit të Albetrolit po shqyrtohen nga komisioni përkatës pranë Ministrisë së Ekonomisë. Sipas njoftimeve të djeshme tashmë në garë kanë mbetur tre firma. Renditjen sipas çmimit më të lartë të ofruar e kryeson konsorciumit amerikan “Silk Vetro Road Equity ltd”. Ka bërë bujë të madhe oferta e me vlerë 850 milion euro e këtij konsorciumi, që është një shifër më e madhe se vlera e gjithë privatizimeve të deritanishme të aseteve me rëndësi strategjike. Komisioni qeveritar ka tagrin të shqyrtojë konform legjislacionit shqiptar gjithë elementët e kësaj ofertë. Nuk ka dyshim se çmimi sa më i lartë i shitjes së Albpetrolit është një interes publik dhe nga kjo pikëpamje oferta amerikane është një një lajm i mirë në të gjitha pikëpamjet, një lajm me përmbajtjen e një sihariqi. Oferta dhe aksesorët e saj gjepolitikë duken aq të mrekullueshëm në lidhjen e tyre sa nganjëherë nuk të vjen të flasësh sa pa mbaruar shqyrtimi nga frika se mos do t'i zerë syri iI keq. Ndërkaq kam përshtypjen se shumica dërmuese e shqiptarëve që kanë marrë informacion dhe jetojnë më këtë histori luten që konsorciumi amerikan t'i ketë në rregull të gjitha letrat që kërkon legjislacioni shqiptar dhe të shpallet fitues sa më shpejt të jetë e mundur. "Përsetë" janë të qarta.
Së pari, sepse është firmë e madhe amerikane dhe do të krijojë një interes akoma më të madh amerikan më Shqipëri, siç ndodh natyrshëm me investimet e mëdha. Në procesin e derisotëm të privatizimeve, liçensimeve apo konçesionimeve në sektorët strategjike kemi patur një diversifikim përgjithësisht pozitiv të fituesve nga vende të ndyshme, gjë që i shkon një vendi të vogël si Shqipëria. Albtelekomin dhe Bankën Tregtare e kanë marrë turqit, AMC-në dhe Vodafonin grekët, Shpërdarjen e Energiisë elektrike çekët, ish bankën e Kusimeve austriakët, aeroportin "Nënë Tereza" gjermanët, një zonë të rëndësishme naftëmbajtëse kanadezët e Bankers Petrolium, e tjerë. Italianët, që janë të parët në bilancin e shkëmbimeve me vendin tonë kanë marrë minimumi dy liçensa të mëdha për investime në sektorin e energjisë së rinovueshme, por që nuk i kanë filluar akoma. Nuk po zgjatemi më tej me ketë listë të respektueshme, por duhet ta themi se përfshirja në të e amerikanëve, ashtu siç u shkon amerikanëve, drejt e në krye, i përgjigjet pritshmërisë së opinionit publik dhe nevojës që ka Shqipëria për të çimentuar marrëdhënien strategjike me superfuqinë e botës edhe me praninë e invesitmeve të mëdha amerikane në truallin tonë.
Së dyti, amerikanët kanë dhënë një çmim befasues në pamje të parë, por shumë domethënës, sidomos kur mendojnë se është dhënë në një periudhe krize . Me mendimin se Shqipëria ka rënë në hall dhe mund t'i shesë pasuritë e saj për një çapë buke, disa firma pjesmarrëse në ankand ofruan çmime fyese. Në të kundërtën, çmimi i ofruar nga amerikanët respekton pasurinë tonë kombëtare, i jep dinjitet asaj. Është një çmim që na nderon të gjithëve.
Së treti, futja e amerikanëve jep garanci dhe siguri më të mëdha për intinerarin drejt Shqipërisë të projekteve të mëdha ndërajonale të gazit dhe energjisë, duke e shdërruar vendin tonë në pjesë integrale të tregjeve të mëdha e të integruara në këtë fushë, si rruga e sigurt e prosperitetit për brezat.
Së katërti- dhe kjo është shumë e rëndësishme-kontrata përmban klauzola dhe detyrime të tilla që në zbatimin e tyre fuqizojnë sigurinë e gjithë territorit shqiptar naftëmbajtës, në tokë dhe në det, duke u siguruar një mbrojtje amerikane sui generis.
Së pesti, një investim si ky do të jetë një mundësi për trasformimin radikal të Albetrolit, duke e sjellë në standartet e kohës; njeherësh, përveç parave të shitjes, shteti dhe populli shqiptar do të përfitojë taksat përkatese që me siguri do të sjellin më shumë të ardhura se sot në arkën e shtetit.
Dhe së fundi, bashkë me investimet e mëdha në sektorin e energjisë së rinovueshme, që pritet të implementohen në vijimësi, ky privatizim, me këtë çmim dhe në këto kondicione që janë bërë të njohura, do të krijojë ekulibra të rinj shumë pozitive në tregun kombëtar dhe rajonal të energjisë, duke frenuar rrezikun e monopoleve dhe oligopoleve.
Ia vlen të nënvizojmë edhe një fakt tjetër shumë domëthenës. Pasuritë kombëtare në një botë të hapur, globalizmi, tregjet e mëdha, konsorcionizmi e tjerë, janë dukuri që venë në provë një ditë prej ditësh formatin e lidërve politikë në vendet e vogla. Lidërit që kanë vizionin e hapur të epokës kuptojnë dhe veprojnë në drejtimin e duhur për të mbeshtetur atë që është më e mira për vendin e tyre, pa asnjë kompleks apo shenjë xhelozie.Kurse ata me vizion të vjetër e provincial, që janë mësuar ta shohin vendin si çiflig e si bajrak, që e kanë zakon ta kalojnë gjithçka nëpër duart e tyre dhe të bëjnë me pasuritë kombëtare llogari votash a përfitimesh vetjake, habiten që afera më e madhe po u kalon para syve pa çantë nën sqetull, apo po i parakalon pa e kthyer kokën.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com