Shanset e Shqipërisë për kualifikim
dhe batutat në FSHF pas vendimit

Shanset e Shqipërisë për kualifikim<br />dhe batutat në FSHF pas vendimit
Fitorja në Portugali në fillim të edicionit nuk ishte surprizë, por paralajmërimin se dicka e madhe po vinte për futbollin shqiptar.
 
Kur duhen edhe 4 ndeshje nga fundi i eliminatoreve dhe me tre pikët e CAS, Shqipëria me 3 fitore dhe një barazim nuk e njeh shijen e humbjes duke u ngjitur në vendin e dytë me 10 pikë, po aq sa edhe Danimarka, por pas Portugalisë na rendit fakti se kemi golavarazhin më të mirë duke siguruar “Play – Off”-in e “Francë 2016″.
 
Sipas rregullores se UEFA­s, dy skuadrat e para futen direkt në grupet e Francë 2016. Përveç tyre edhe skuadra e tretë më e mirë e nëntë grupeve merr një biletë për në Paris, ndërsa tetë skuadrat e tjera luajnë ndeshjet e “Play – Off”-it.
 
Në krahasim me ekipet brenda grupit, por edhe kundërshtarët për vendin e tretë në 8 grupet e tjera Shqipëria ka disa avantazhe.
 
E para Shqipëria nuk rrezikohet nga asnjë nga kundërshtarët poshtë saj në grup, pasi Serbia ka zbritur në -2 pikë, ndërsa Armeninë ka vetëm 1 pikë.
 
E dyta të gjithë ekipet në grupin “I” ku bën pjesë Shqipëria kanë nga 5 ndeshje të zhvilluara, ndërsa kuqezinjtë, një më pak, 4.
 
Avantazhi i tretë lidhet me faktin se  në tetë grupet e tjera me përjashtim të grupit të Shqipërisë në renditjen përfundimtare, skuadrave te treta u hiqen piket qe kane marre me skuadren e renditur ne vendin e fundit, kjo për të barazuar numrin e ndeshjeve me grupin e Shqipërisë që nuk ka 6 skuadra, por 5.
 
Pra, Shqipërisë nuk i hiqen pikët dhe nëse vazhdon me këtë ritëm mund të kualifikohet si e treta më e mirë, por edhe çfarëdo që të ndodhë tani vendi i tretë u sigurua.
 
Megjithatë kuqezinjtë do të tentojnë kualifikimin direkt, teksa me rivalët direkt do të luajnë pas pak muajsh, fillimisht me Danimarkën jashtë më 4 Shtator ku na mjafton një barazim ta lëmë pas, por nëse fitojmë jemi thuajse të kualifikuar direkt.
 
Ndërsa 3 ditë më pas presim kryesuesen e grupit Portugalinë më 7 Shtator në Elbasan, Serbinë më 8 Tetor në Shkodër dhe e mbyllim jashtë me Armeninë më 11 Tetor.
 
Tashmë era frynë në anën tonë dhe nëse më parë ishte vështirë të mendohej suksesi, tashmë Shqipëria e ka të shumë vështirë të mos kualifikohet. 
  
Batutat në FSHF: Nuri: Jam me Ramazan, por sot do të pi
Dita e premte nuk do ketë më konotacion negativ për shqiptarët. Si rrallë herë dhe ndoshta asnjëherë më parë Federata Shqiptare e Futbollit ishte në festë dhe shkaku ishte i merituar, pasi dhënia e tre pikëve nga Arbitrazhi Sportiv në Lozanë i gëzoi pa masë të gjithë.
 
Nuk kishin si të mungonin në një atmosferë të tillë dhe batutat dhe shampanja. Teksa pritej dalja para mediave e Presidentit të FSHF, Duka për të konfirmuar zyrtarisht vendimin e CAS, Lufti Nuri shprehet i emocionuar “Nuk kam përjetuar gëzim të tillë asnjëherë në jetën time.
 lutfi nuri
Më në fund kuptova se paska Zot dhe drejtësi në këtë botë. Zoti vonoka, por nuk harroka. Sot kemi gëzim dhe sikur e do tradita do të festojmë”shprehet ai. Ndërsa nga paneli i gazetarëve ia kthen se “Strasburgu ka dhënë shumë vendime kundër Shqipërisë, kështu që do vinte e drejta edhe për Shqipërinë”.
 
Nuri teksa bënte gati gotat e shampanjës vazhdon më tej ‘kam parë keq, ajo që ndodhi në Serbi ishte e paharrueshme, na shanë, ofenduan dhe kërcënuan pa fund”.
 
Ndërsa gjithçka mbyllet pas hapjes së shampanjës “Unë jam mysliman me Ramazan dhe nuk pi alkool, por sot do t’i thyer rregullat, do të pi”. Dhe batutat mbyllen me gazetarët që ia kthejnë “Sot, pi se edhe Zoti është me ne dhe të ka falur”.

d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Zelensky përmbyll turin europian pas takimeve me Macron, Melonin dhe Papën: Siguruam pajisje për mbrojtjen ajrore dhe prodhim dronësh

Zelensky përmbyll turin europian pas takimeve me Macron, Melonin dhe Papën: Siguruam pajisje për mbrojtjen ajrore dhe prodhim dronësh