Romani i Erjus Mezinit është një metaforë e rrokshme letrare, një sipërmarrje e pagjasshme në konturet e shansit konkret, megjithatë një ëndërr e njeriut, dje, sot dhe nesër, një ëndërr me qenë i përjetshëm, vjen si një prozë befasuese dhe eksperimentale... Romani “Shansi i dytë“ i autorit Erjus Mezini, ndonëse hyri pa zhurmë, gjithnjë e më shumë po zë vend te lexuesi. Titulli i librit shqipton një makth të pazakontë, një dëshirë marroke të njeriut për të rilindur, mbase për të mbetur në përjetësi, vetvetiu të mbërthen në udhëtimin imagjinar dhe absurd.
LAJMET MË TË VLERËSUARA







