Shansi i fundit…

Shansi i fundit…

Ish kryeministri Sali Berisha

Ai  ka plot 32 vite që tallet me shqiptarët, vjedh me banda votat, fiton pushtetin me rrena dhe mashtrime, shkatërron shtetin për pushtetin, shpërthen depot e armatimeve, thyen ligjet dhe rregullat shqiptare, përzë dhe futet nga dritarja kur ikën nga dera e politikës, i imponohet sistemit dhe institucioneve, akuzohet për intriga, korrupsion, lidhje me rrjete të rrezikshme, shpallet non-grata, dhe ka 1 vit që mundohet të stacionojë në këtë vend struykturat e tij paralele me ato qeveritare.

Ai heton, hulumton, akuzon, gjykon, paralajmëron, dhe cakton data për “dorëheqjen” e kryeministrit ligjitim të Shqipërisë. Zgjedhjet e reja vendore, dhe vetëm ato, janë shansi i fundit për të rikthyer në shtëpi njeriun pengues të integrimit dhe zhvillimit të vendit. Humbja e rradhës, duhet ti japë atij njeriu një mësim të mirë. Në rast se ai vazhdon udhën e tij, pa e ndalur njerëzit e përgjegjshëm të mbetur në Partinë Demokratike, dhe në rast se organet e reja të drejtësisë vazhdojnë të tremben dhe treten para invazionit berishist, atëhere ky vend edhe për 3 dekada të tjera do të mbetet i pashpresë.

Nuk mund të nënshtrohet një klasë politike e përgjegjshme, qoftë edhe nga një njeri i vetëm. Nuk mund të përgjunjet një parti politike si Partia Demokratike, nga hija e një njeriu që shpreson ta mbajë peng vendin, dhe vetë forcën e tij politike. Ky është shansi i fundit. Ai njeri do të tejkalojë  sërish cakun dhe pragun e gjithçkaje, do të sfidojë ligjin, institucionet, drejtësinë, faktorin ndërkombëtar, në rast se nuk ndalet. Format dhe mënyrat se si mund të ndalësh njeriun e gabuar, janë me dhjetra.

Ka 32 vjet, dhe ka shkatërruar 3 breza shqiptarësh me politikën, zërin, britmat, veprimet dhe bëmat e tij, duke shuar shpresën tek rinia. Ai është sot megafoni i të keqes, edhe kur shikon se si e mira po e mbyt. Ai është sot ideatori dhe nxitësi i grupimeve që shkelin dhe “vrasin” ligjin dhe shtetin, ai është përçuesi i negativitetit tek ata, që kanë ende shpresë se ky vend bëhet. Ai “helmon” të rinjtë, pensionistët, fermerët dhe foshnjat me gjuhën e tij, me veprimet, ulurimet  dhe paralajmërimet se “këtu në rast se nuk ikën Edi Rama do të bëhet hataja”.

Ky është shansi i fundit, për ti dhënë shqiptarëve, se ky vend bëhet me punë dhe jo propogandë dhe parazitë, është shansi i fundit për të nxitur dhe promovuar tek rinia resurset, begatinë, dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Ndryshe, këtu do të mbeten vetëm hijet e Saliut, mbështetësit dhe dallkaukët që presin që një ditë, edhe ai do të ndëshkohet nga Zoti, dhe jo drejtësia…

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kopetenti: 01/11/2022 20:34

    Me shpresën tek zoti, ishalla ky njeri i poshtër do të veje te të shumtët sa më pare.

    Përgjigju
  • Primare: 01/11/2022 18:16

    Berisha asht fitues i cmimit” Top-M*** i Arte”

    Përgjigju
  • Liku: 01/11/2022 15:22

    Non grata nuk ka asnje shans mbasi forc politike nuk eshte deri sa te vendose gjykata apelit

    Përgjigju
  • Beni: 01/11/2022 13:43

    Nuk e shoh dot me sy kete plak te lig. Gjith jeten e tij vetm ka vrar,shantazhuar dhe i ka ber keq popullit te gjor. Nuk pam asgje qe ter kohen qe ai ndenjti ne pushtet keshtuqe mos te lodhet me kot pasi ne si popull duam njerez puntor ne krye

    Përgjigju
  • Xhelili: 01/11/2022 13:34

    Edhe 30 vjet aty e ke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj