Shansi i humbur i opozitës

Shansi i humbur i opozitës

Opozita shqiptare është e bindur se rruga që ajo ka zgjedhur do ta çojë drejt suksesit. Ajo që nuk kuptohet mirë nga kjo sjellje dhe nga veprimet e saj, është përfundimi, pra, çfarë do të arrijë opozita, çfarë suksesi kërkon ajo që të realizojë? Një vështrim i shpejtë të krijon përshtypjen se opozita nuk kërkon të vijë në pushtet, ajo thjesht kërkon të masakrojë, të shkatërrojë, të deligjitimojë Edi Ramën.

Gjithë aksionet e saj janë të përqëndruara vetëm të ky emër. Slogani «Rama ik» ka shumë mundësi që të bëhet një refren pa referencë dhe nga ultimatum mund të kthehet në një slogan qesharak si ai që përdornim në komunizëm, si, fjala vjen, «Poshtë rehatia personale!» Opozita është e bindur se duke bërë protesta çdo javë para Parlamentit dhe një herë në muaj në Bulevardin e Madh, duke i bllokuar rrugën kryeministrit të vendit sa herë që ai lëviz nënër Shqipëri, ajo do të arrijë ta shkatërrojë Edi Ramën dhe do ta detyrojë atë që të ikë, ashtu siç e ka shkruar edhe në sloganin e saj. Mirëpo, ditët ikin, muajt po ashtu, edhe vitet do fillojnë të ikin, dhe, mesa duket, Rama jo vetëm që nuk do të ikë, por, nëse opozita vazhdon me këtë taktikë, Rama do të rrijë jo vetëm edhe një mandat tjetër, por edhe disa mandate. Pse ? Le t’i marrim gjërat me radhë.

Opozita, gjatë gjithë këtyre viteve, pra, qyshkur në krye të saj erdhi Lulëzim Basha, jo vetëm që nuk u rrit, por u zvogëlua si frymë sepse lideri i zgjedhur i saj ishte me shumë defekte. Së pari, Lulëzim Basha nuk arriti kurrë të shfaqet si një lider i zgjuar dhe me karizëm. Përveç kësaj, ai është konfuz dhe i paqartë. Në PD ka bërë vetëm rrëmujë dhe ka afruar e larguar njerëz pa asnjë kriter. Ata që e kritikojnë atë thonë se ai e ka

droëzuar PD-në në dorë të kunatit të tij dhe akionin politik e kë ndërtuar vetëm që të shpëtojë nga ndëshkimi familjen Berisha. Sot të gjithë ata që anatemojnë Edi Ramën harrojnë se si e futi Basha PD-në në zgjedhje. Pasi e la në çadër për dy muaj, u takua natën me Ramën më 17-18 maj, mori 6 ministri dhe të gjitha agjencitë shtetërore dhe i bindur se tani do fitonte, u mbyll në zyrë dhe nisi të hartojë listat e deputetëve pa asnjë konsultim me strukturat. Aq qesharak u bë ky njeri sa, në disa raste, dërgonte në KQZ më shumë emra sesa vende kish një zonë zgjedhore dhe më pak në ndonjë tjetër. Të gjithë e harrojnë këtë.

Po ashtu, harrojnë dhe fushatën e vakët që ai bëri i veshur me pantallona terital dhe me këmishë me mëngë të gjata të përveshura deri te bërrylat si të ishte kryetar i Bashkimve Profesionale të ndonjë rrethi të Shqipërisë komuniste. Humbja ishte spektakolare, por, atij iu desh një vit e gjysmë që ta kuptonte se kishte humbur. Dhe, në këtë rast, nëse do të ishte e vërtetë se Edi Rama ia kishte hedhur, më e pakta që duhet të bënte, do të ishte dorëheqja. Ai, jo vetëm që nuk bëri këtë, por, u transferua në trupin e Berishës dhe njësoj si ai, nisi të shfaqet me profilin e luftëtarit të shesheve dhe doli në rrugë. Duke dalë në rrugë dhe duke djegur mandatet, ai është i bindur se kështu do ta shkatërrojë Edi Ramën.

Në anë tjetër, ka dhe një zhvillim shumë interesant. Janë disa kolegë gazetarë që, në gjithë këtë kohë, kanë qenë shumë të ashpër me Edi Ramën. Kjo është e drejta e tyre. Secili gazetar mban përgjegjësi vetë para opinionit për qëndrimet e tij. Edhe nëse dikush që e ka anatemuar dikur Ilir Metën sot e quan shpëtimtar, përsëri ky është një opinion dhe përsa kohë e shpreh dhe e mbron një koleg, unë e respektoj. Mirëpo, loja apo e bukura, fillon më pas. Këta opinionistë, mëse njëherë, në opinionet e tyre janë treguar radikalë, të ashpër dhe disa herë

kanë kërkuar që opozita të dorëzojë mandatet apo të mos marrë pjesë në zgjedhje e kështu me radhë. Dhe këtu fillon spektakli. Opozita, në vend që ta respektonte oponinion e gazetarëve që i kundërviheshin Edi Ramës dhe ta linte këtë përplasje që të zhvillohej jashtë saj, e gjendur pa ide dhe pa asnjë platformë, e rrëmbeu këtë ide dhe e ktheu mesazhin e zemërimit në aksion real. Nga pikëpamja e komunikimit ky është një fenomen brilant për të treguar se ligjërimi gazetaresk me tone të ngritura është një opinion që shenjon zemërimin, inatin, denigrimin dhe si i tillë duhet lexuar. Nuk është plan veprimi për askënd.

Nëse politika do të ecte sipas opinioneve të gazetave atëhere këtu do të kishte nisur lufta civile. Në mënyre paradoksale ata opinionistë që zemërimin, denigimin dhe kritikën e thellë ndaj Edi Ramës e patën dhe e kanë një konstante të pandryshuar, po e ndihmojnë më shumë Kryeministrin sesa opozitën, sepse opinionet e tyre nuk u përkthyen në një lëvizje të zgjuar për të ndërtuar alternativa të besueshme me anë të fjalës në Parlament dhe në mjedise publike, por, metaforat e tyre opozita i bëri shishe me benzinë, gurë, bojë hekur, zjarr që u vërvitën mbi godinat e pafajshme të kryeministrisë apo të tjerave institucione.

Opozita po e humbet me shpejtësi shansin e saj që të bëhet zëdhënëse e opinionit të gjerë që kërkon ndryshim, sepse ajo është e paaftë, e mbushur me komplekse dhe me një të kaluar nga e cila jo vetëm nuk po shkëputet dot, por po e shpall atë të kaluar si një vlerë duke promovuar simbolet e asaj të shkuare me anë të Flamur Nokës, që i organizon betejat opozitare me muzikën e filmit « Skënderbeu » në sfond.

Në anë tjetër, në Parmantin shqiptar po futën deputetët që e kanë refuzuar Lulëzim Bashën dhe Monika Kryemadhin. Nëse këta deputetë me zonjën Hajdari në krye do të arrijnë të miratoojnë një ligj të ri zjgedhor që e shkatërron marrëveshjen e 2008-s dhe në rast se ata do të miratojnë ligjet e rëndësishme të Reformës në Drejtësi, atëhere, ata jo vetëm që e kanë të garantuar aktivitetin e mëtejmë politik të tyre, por mund të shërbejnë edhe si një frymë e re për ta tërhequr opozitën e vejtër që endet rrugëve në drejtimin e duhur./ TEMA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gega Kosova: 10/04/2019 08:19

    Edhe Amewrikani,ju beri te qarte e te prer juve opozitareve,Meta,Basha,Kryemadhja,Mediu,Shehi e ju vargu I recituesve te persheshit se;Qeveria eshte legjitime e dalur nga zgjedhjet e lria dhe te legjshme, se keni djegur,jo mandatin e deputetit,po voten e Sovranit dhe pjesemarrja ne zgjedhje,nuk ka asnje kusht.Nayrshem garuesit ne zgjedhje vijne nga subjektet qe ploteasojne kushtet per gara, ate nuk mund ta kushtezosh,keshtu sic po kerkoni ju opozita,Zgjedhje po, por pa Ramen! sepse Rama na mund edhe me thelle se perpara.Ky eshte "kushti"!Kjo eshte "arsyeja"!

    Përgjigju
  • Ana: 08/04/2019 01:50

    Bravo bravo bravooooooo Shkelqyeshem si mendon shumica e popullit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja