TIRANE - Historia e gjobitjes me 100 mijë euro nëpërmjet kurthit seksual të biznesmenit Juland Mustafaj nga një grup prej katër të rinjsh duket se mbart një prapavijë veprimesh edhe më të komplikuar nga sa mendohet. Të premten policia e Tiranës njoftoi arrestimin e katër të rinjve mes të cilëve edhe një femër të quajtur Ravjola Lila, për të cilën burimet policore thanë se ishte "karremi" i grupit të të arrestuarve. Ndërkohë që Gjyqtarja Etleva Deda e Gjykatës së Tiranës dha sot masën e arrestit burg pa afat për 4 të rinjtë.
Por rezulton se shantazhet ndaj biznesmenit Mustafaj janë bërë në një periudhë kur ky I fundit nëpërmjet kompanisë së tij "Dixhiprint Al" ka fituar një nga tenderët më të lakmuar së fundmi në Bashkinë e Tiranës. Bëhet fjalë për tenderin me një vlerë prej afro 330 mijë dollarësh për dekorimin e qytetit me rastin e festave të fundvitit, përfshirë dhe dekorimet e kryeqytetit me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë.
Kompania "Dixhiprint Al" rezulton fituese e këtij tenderi edhe në buletinin e fundit të Agjensisë së Prokurimit Publik. Por a ka lidhje tenderi i fituar së fundmi nga Mustafaj me skemën e shantazhimit dhe gjobëvënies ndaj tij? Shqiptarja.com kakontaktuar dje me hetues të kësaj çështje të cilët janë shprehur se katër të rinjtë e arrestuar janë ekzekutorët e shantazhit ndërsa nën hetim janë edhe persona të tjerë që mund të jenë ideatorë të gjobëvënies.
(Shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO-Jeta e ekzagjeruar e 4 të rinjve