Shantazhi i Flamur Nokës dhe Rithemelimit sa herë Report TV i zbulon planet e Berishës për kapjen e Drejtësisë

Shantazhi i Flamur Nokës dhe Rithemelimit sa herë Report TV i zbulon planet e Berishës për kapjen e Drejtësisë

Ato pak vegla të verbëra që i kanë mbetur Sali Berishës dhe që si papagallë përsërisin shpifjet e tij sa herë që një gazetar i nxjerr në dritë planet mafioze për të kapur Drejtësinë apo afera familjare korruptive, shantazhuan përsëri sot gazetarin Carlo Bollino.

Menjëherë pas zbulimit të hilesë së familjes Berisha për të infiltruar në Drejtësi tentakulat e tyre përmes Avokates personale Erinda Ballanca dhe publikimit të lajmit se kjo e fundit ka çuar në kuvend emrin e Entela Shehaj (Memishaj) (person në afera me biznesmenin afër familjes Berisha Ismail Mulleti) si pjesë e kandidateve për vendet vakante në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillin e Lartë të prokurorisë (KLP), Flamur Noka doli në një konferencë për shtyp duke paralajmëruar per herë të tretë padinë e dytë ndaj Carlo Bollinos, kete here për dy muzeumet më të suksesshme në Shqipëri, BunkArt1 dhe BunkArt2, të cilët kanë qenë përherë nën sulme edhe fizike të Sali Berishës dhe disa veglave të tij tip Këllici.

Skema tashmë është e qartë: Meqë Report Tv dhe Shqiptarja nuk zmbrapsen së shkruari për shkeljet flagrante ligjore të familjes së Sali Berishës, Flamur Nokës, Belind Këllicit, Briseida Shehaj bashkë me dy fundërimat e gazetarisë, te gjithë të përfshirë në dëmet e jashtëzakonshme që ata i kanë shkaktuar vendit, pasi përdorën forma nga më të ndryshme shantazhi, tani kanë nisur modën e re të denoncimeve ne SPAK, sikur Carlo Bollino të ishte zv.kryeministri apo ministër i vendit. Në fakt banda e Berishës nuk kallzon në SPAK as zv.kryeministrin as ministria, por  një gazetar, për krimet imagjinare.

Duke e ditur që shumë shpejt do të dalin faktet te reja të rënda ndaj familjes Berisha dhe ndaj vetë anëtarëve te ‘’grupit të hetuesisë’’ të themeluar nga Rithemelimi për të shtantazhuar kundershtarët, Muli ka premtuar edhe një kallzim të tretë ndaj Bollinos. Më mirë të fillojnë të përgatisin dhe kallizmin e 4 dhe të 5 sepse akuzat ndaj tyre do të shtohen ditë pas dite. Natyrisht shpresa e tyre është që duke u marrë me kallizmin fantazioz ndaj Bollinos, SPAK nuk do të ketë kohë për t'u marrë me kallzime të reja dhe shumë serioze që janë duke bërë ndaj tyre.

Kujtojmë se deri më tani Carlo Bollino është i pari dhe i vetmi gazetar në Shqipëri që ka paditur Sali Berishën për shpifje dhe ka fituar ndaj tij. Mesa duket, i mbyllur në tarracën e katit të tetë si “non grata” dhe në arrest shtëpie, Sali Berisha jo vetëm që nuk reflekton, por ka shumëfishuar urrejtjen dhe hakmarrjen ndaj gazetarëve që i zbulojnë krimet e tij.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/02/2024 04:20

    Shikoni se ky sulm nuk eshte vetem e thjesht nga Berisha, edhe Nokes vete po i vjen rradha per t'u pyetur ne SPAK per problemet e veta,keshtu qe me entuziazem i ka hyre kesaj lufte,akuzave do ju pergjigjen me kunder-akuza.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit