Tentativa për të infiltuar të besuarën në drejtësi/ Avokatja e Berishës çon në Kuvend emrin e ortakes së Ismail Mulletit që i dha Shkëlzenit 350 mijë €

Familja Berisha vijon përpjekjet për infiltrimin e tentakulave në sistemin e drejtësisë.  Avokatja e familjes Berisha, Erinda Ballanca ka dërguar në Kuvend emrin e Entela Shehaj (Memishaj) si pjesë e kandidatëve për vendet vakante në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), pavarësisht lidhjeve të saj të errëta me politikën dhe financën off-shore.

Në një shkrim investigativ të publikuar në dhjetor 2023,kur Entela Shehajt, kishte kaluar fazën e parë, shqiptarja.com zbulon pikërisht lidhjet e saj me atë të Ismail Mulletit, biznesmeni i njohur për lidhjet e shumëfishta me Partinë Demokratike, dhe që nga dokumentat rezulton se i ka paguar në 2008 plot 350.000 euro Shkelzen Berishës për një aferë imobiliare shumë të dyshimtë. 

Erinda Ballanca, shoqe e Argita Berishës dhe avokate personale e Sali Berishës dhe shumë eksponentëve të PD-së, që në kohën kur Berisha ishte në pushtet, u emërua në 2017 Avokate e Popullit. Në garë janë 13 kandidatë për 2 vende vakante në KLGJ dhe 9 kandidatë për 2 vende vakante në KLP nga radhët e avokatisë. Në renditjen e pikëzimit Entela Memushaj renditet e 7 në garën për KLGJ dhe e 5 për garën për në KLP. Lista e përzgjedhur nga avokatia është dërguar në Kuvend, publikuar në faqen zyrtare . Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit verifikon, në bazë të dokumentacionit të paraqitur, nëse kandidatët plotësojnë kushtet e parashikuara nga Kushtetuta dhe neni i këtij ligji. 

Renditja e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga Avokatia
1. Eris Hysi
2. Përparim Kalo
3. Erind Merkuri
4. Alban Alimema
5. Erind Gërmenji
6. Fatos Lazimi
7. Entela Shehaj (Memishaj)
8. Saimir Vishaj
9. Albana Tushe
10. Albens Tabaku
11. Klodian Gjermeni (Gjërmëni, Gjermëni)
12. Artan Reçi
13. Bledar Bajri (Boshnjaku)
Renditja e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë             
1. Përparim Kalo
2. Erind Merkuri
3. Alban Alimema
4. Erind Gërmenji
5. Entela Shehaj (Memishaj)
6. Saimir Vishaj
7. Albens Tabaku
8. Artan Reçi
9. Bledar Bajri (Boshnjaku)

Investigimi i Shqiptarja.com
Emri i Entela Shehajt është i lidhur direkt me atë të Ismail Mulletit, biznesmeni i njohur për lidhjet e shumëfishta me Partinë Demokratike, dhe që nga dokumentat rezulton se i ka paguar në 2008 plot 350.000 euro Shkelzen Berishës për një aferë imobiliare shumë të dyshimtë.

Personazhi kyç, me anë të cilit Mulleti i ka dhënë si bakshish Shkëlzen Berishës, në dy pagesa, 200 mijë euro dhe 150 mijë euro, është pikerisht Entela Shehaj Memishaj. Kjo e fundit rezulton administratore e kompanisë Stellar Real Estate Investmens Albania sh.p.k, e cila ka lidhur një kontratë me Shkëlzen Berishën për shitjen e rreth 50 mijë m2 tokë, në këmbim të një pagese prej 150 mijë eurosh. Toka ndodhej në njëjtën zonë kadastrale në Durrës, në fshatin Rinia, ku rezulton se kanë blerë prona sekseri i famshëm i qeverisë Berisha, Damir Fazlliç dhe e bija e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Argita Berisha bashke me burrin, Jamarber Malltezi. Pra, bëhet fjalë për të njëjtën zonë gjeografike, ku kanë bërë pazare me pronat Argita, Shkëlzeni, Fazlliçi, Mulleti, Shehaj etj. Zona ku sipas një vendimi te qeverise Berisha te nëntorit 2008 duhej të zgjerohej parku energjetik i Porto Palermos duke e rritur kështu në mënyrë drastike vlerën e tokës. 

Entela Shehaj rezulton administratore dhe ortake me 10 % në kompaninë IMAH 2014 sh.p.k. Në këtë kompani del që Ismail Mulleti ka 45% të aksioneve. Pra, Shehaj dhe Mulleti janë bashkëpronar. Ndërkaq Entela Shehaj, sipas të dhënave të QKR, është administratore e Stellar Real Estate Investmens Albania sh.p.k edhe gjatë kohës së lidhjes kontratës me Shkëlzen Berishën në 16.11.2009, ndërsa vazhdon të jetë edhe sot. Ka edhe dy mistere të tjera në këtë histori. Misteri i parë, nuk dihet se kujt i ka blerë tokën në Porto Romano kompania Stellar Real Estate Investmens Albania. Misteri i dytë, nuk i dihen pronarët e vërtetë të kompanisë Stellar Real Estate Investmens Albania sh.p.k , pasi sipas regjistrimit në QKR, pronar i 100 % të aksioneve është Stellar International Property Fund Limited, e cila është një kompani e regjistruar në Gibraltar, parajsë fiskale.

Lista e kandidatëve shoqërisë civile
Ndërkohë lista e kandidatëve të përzgjedhur nga shoqëria civile nuk është dorëzuar akoma në Kuvend, pasi vijojnë proceset gjyqësore kandidatët e skualifikuar. Renditja e kandidatëve nga radhët e shoqërise civile për anëtarë të KLGJ-së rendit në vendin e parë Erion Fejzulla, ekspert vendor i Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPJ) i ndjekur nga aktivisti për të drejtat e njeriut, Altin Hazizaj dhe juristja Juelda Lamçe. E njëjta renditje është dhe për kandidatët për KLP-në, por listës i shtohet dhe një kandidaturë e katërt, ajo e juristes Violanda Theodhori. Por, lista e kandidatëve të përzgjedhur nga shoqëria civile nuk është dorëzuar akoma në Kuvend, pasi vijojnë proceset gjyqësore kandidatët e skualifikuar,  mëson BIRN.

Si bëhet përzgjedhja
Procesi i zgjedhjes së anëtarëve të rinj në dy këshillat e lartë të drejtësisë i ka kaluar afatet ligjore të cilat duhej të përfundonin në dhjetor, pasi AP mori më shumë kohë për verifikimin e plotë të kandidatëve. Sipas përcaktimeve ligjore, Kuvendi do të zgjedhë nga listat e filtruara të Avokatit të Popullit, 2 anëtarë midis kandidatëve nga avokatia dhe 1 anëtar nga shoqëria civile për secilin këshill.
Në qoftë se Kuvendi nuk e arrin shumicën prej 2/3 gjatë votimit, kandidatët e renditur më lart në vlerësimin e organeve që kanë bërë përzgjedhjen e kandidatëve konsiderohen të emëruar. KLGJ dhe KLP përbëhen nga 11 anëtarë, gjashtë prej të cilëve vijnë nga radhët e magjistratëve, dy nga avokatia, dy nga akademia dhe një nga radhët e shoqërisë civile.

S.G/S.A/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besa: 30/01/2024 22:11

    Asnje mos lejoni te infiltrohet. Te gjithe ti kemi nga tanet madje te betohen per partine dhe shokun Rama!

    Përgjigju
  • Glauck: 30/01/2024 22:02

    Më rracë e ndyrë se fisi Shehu nuk ka në botë. Krimet që kanë kryer Feçor e Mehmet Shehu i vijojnë këlysht e tyre në mënyrë të kamufluar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim