Xherdan Shaqiri është shqiptari i parë që vesh fanellën e kuqe të Bayernit të Munichut.

Mesfushori Xherdan Shaqiri gjatë një interviste për gazetën zvicerane “nzz.ch” ben bilancet e tij me Bayernin, shpreh ambiciet, por nga ana tjetër injoron shokun e tij, Granit Xhaka, duke mos i ofruar ndihmë.

“Në fillim të sezonit kontaktoja shpesh me Xhakën. Por, unë nuk jam tip që t’i shkruaj dikujt SMS dhe të interesohem për gjendjen e tij. Nuk dua t’ia di fare, nëse Xhaka është titullar apo në stol.

Nuk kam kohë të merrem me këto çështje. Graniti e di se çfarë duhet të bëjë.

Ai nuk ka nevojë për ndihmën time, ashtu siç nuk ia kam unë nevojën” tha ndër të tjera Shaqiri.

(d.b/shiptarja.com)