Shaqiri, kandidat për KLSH/ Meta i përgjigjet kritikave të mazhorancës: Në veprimet e mia më udhëheq Kushtetuta

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur gjatë ceremonisë së 100 vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, kritikave të bëra nga ana e mazhorancës për emrin që ai propozoi për në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. 

Meta deklaroi për gazetarët se propozimi i emrit të këshilltarit të tij, Bahri Shaqiri, ka qenë një propozim i udhëhequr nga Kushtetuta.“Interesi kombëtar dhe publik janë të vetmet që më udhëheqin në veprimet dhe aktet e mia”- u shpreh më tej ai.

Kujtojmë se tre ditë më parë, pasi Meta propozoi për në krye të KLSH-së emrin e Bahri Shaqirit (Lexo këtu), mazhoranca reagoi duke e cilësuar si një problem serioz.

Sipas tyre, Kushtetuta e përcakton qartë se kandidati për Kontrollin e Lartë të Shtetit duhet të ketë ekspertizë në fushën e financave. (Lexo këtu)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 29/01/2019 14:55

    O Like i di njerzit budallenj?Ne emer te Kushtetutes do njeriun tend besnik me vu gjoba.Iku koha jote ska mo pazare me shiksa.SPAKU Like SPAKU duroni dhe pak ketu do jemi si do perfundoni bashk me ligjin 7501 e di vet ti.

    Përgjigju
  • lexues: 24/01/2019 16:48

    cudi e madhe se gjate pjeses me te madhe te jetes nuk e ke pasur shume qjf

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat