100-vjetori i vdekjes së babait të kombit shqiptar/ Homazhe në Tiranë e Vlorë për Ismail Qemalin

Dita e sotme shënon 100 vjetorin e ndarjes nga jeta të atit të Pavarësisë, Ismail Qemalit. Ismail Qemal bej Vlora Qemali ka qënë veprimtar i çështjes kombëtare dhe themelues i shtetit shqiptar. Ismail Qemali ishte firmëtari i parë i Deklaratës së Pavarësisë dhe kryetari i këshillit të ministrave të Qeverisë së Parë të Shqipërisë. Homazhe për të janë zhvilluar në shtatoren e tij Tiranë nga Bashkia (SHIKO KËTU) dhe presidenti Ilir Meta. (SHIKO KËTU) Nderime të shumta kanë ardhur edhe nga politikanë nga Kosova. Ndërsa në Vlorë, në qytetin ku Qemali shpalli pavarësinë të pranishëm në homazhe ishin kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, deputë dhe ministja e Kulturës, Eva Margariti e cila përcolli edhe fjalën e kryeministrit Edi Rama. (SHIKO KËTU)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:49
Homazhe në Vlorë, ministrja e Kulturës përcjell mesazhin e Ramës: U përpoq deri në frymën e fundit për njerëzit

Homazhe në nder të 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit janë zhvilluar edhe në qytetin ku babai i kombit shpalli pavarësinë. Në Vlorë, homazhet janë zhvilluar pranë varrit të tij. I pranishëm ka qënë kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci, kreu i bashkisë së Vlorës Dritan Leli, deputetë, nipi i Ismail Qemalit Nedin Vlora, si dhe ministrja e Kulturës Eva Margariti, e cila vendosi një kurorë me lule në emër të kryeministrit Rama. Në fjalën e tij, kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli u shpreh se: Historia fillon këtu në Vlorë në mbështetjen e këtij burrit të madh, pasi mënyra që bëri ai shqiptarët bashkë, meriton të përulemi. Ai themeloi historinë modern të popullit tonë, dhe qëndron në pedestialin e të gjitha figuave që ka nxjerrë populli shqiptar. Ndërkohë ministrja Margariti ka bërë përshëndetjen në emër të kryeministrit Rama. Ajo është shprehur se: Asnjë nuk i afrohet Ismail Qemalit. Ishte një apoteoz madhështore e të gjithë popullit, një kurorë që ai e fitoi duke u përpjekur deri në frymën e fundit për njerëzit. Qeveria e Vlorës ishte e para që e kuptoi që arti, dija, ndriçimi i mendjes dhe kultura ishin ato që do ta bënin Shqipërinë në një vend të përparuar dhe të begatë.

Ora 10:34
100-vjetori i Ismail Qemalit, presidenti Meta: Përulemi para veprës së tij

Presidenti Ilir Meta ka vendosur lule tek shtatorja e Ismail Qemalit në Tiranë me rastin e 100-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta. Për mediat e pranishme, presidenti Meta u shpreh se: Ju falënderoj që keni gjetur kohën për të shoqëruar këtë moment, të përuljes përpara shtatores të themeluesit të shtetit tonë modern dhe Atit të Shqipërisë, Ismail Qemalit në këtë 100-vjetor të kalimit të tij në përjetësi, për shkak të veprës së tij të ndritur që ai me shumë patriotë të tjerë realizuan më 28 Nëntor të vitit 1912! Sot është momenti jo vetëm të përkulemi përpara veprës së tij, por edhe të angazhohemi për forcimin e shtetit shqiptar për ruajtjen dhe lartësimin e simboleve tona kombëtare, por njëkohësisht edhe për përmbushjen e ëndrrës së tyre për një Shqipëri plotësisht europiane.

Ora 10:31
''100-vjetori', presidenti i Kosovës: Burrështetas vizionar, një prej më të mëdhenjve të kombit shqiptar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nderuar figurën e Ismail Qemalit në 100 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

“Para një shekulli pushoi së rrahuri zemra e diplomatit të shquar Ismail Qemali, themeluesit të shtetit shqiptar. Pas aktit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali u dëshmua si burrështetas vizionar, duke vënë themelet e shtetit mbi vlera perëndimore. Ismail Qemali hyn në radhën e burrështetasve më të mëdhenj të kombit shqiptar,”-shkruan Thaçi.

Ora 10:27
100-vjetori i Ismail Qemalit, Haradinaj: Frymëzim për atdhetarët, ikona e pavarësisë sonë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar sot 100-vjetorin e ndarjes nga jeta të atit të kombit shqiptar, Ismail Qemalit.

"Sot një shekull më parë vdiq strategu themelues i shtetit modern shqiptar, Ismail Qemail Vlora, i cili iu la shqiptarëve trashëgiminë e përjetshme, Shqipërinë e mëvetësishme. Frymëzim për atdhetarët, udhërrëfyes dhe emblema e Shqipërisë, si kryetar i parë i Qeverisë shqiptare, bashkoi shqiptarët që të rreshtohen me idealet e lirisë, për një shtet të bazuar në vlerat Perëndimore. I përjetshëm kujtimi për shtetformuesin, ikonën e pavarësisë sonë!,"-shkuan Haradinaj.

Ora 10:21
Bashkia e Tiranës lule tek shtatorja e Ismail Qemalit, Veliaj: Themeluesi i shtetit tonë modern!

Me rastin e 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të atit të Pavarësisë së Shqipërisë, Bashkia e Tiranës vendosi në nderim të tij buqeta me lule pranë shtatores së Ismail Qemalit në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". 

Lidhur me përvjetorin kryebashkiaku Erion Veliaj shkruan: 100 vjetori i vdekjes se Ismail Qemalit - autor i pavaresise dhe themeluesi i shtetit tone modern! Sot lule ne monumentin e tij dhe aktivitete ne te gjithe Tiranen per te kujtuar vepren e plakut te urte. Rrofte Shqiperia.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Justiniani: 24/01/2019 23:46

    Babai i Shtetit Shqiptar..,por jo Kombit..,se Gjuha e Motcme Shqipe asht Gjuha e Perendive....!!!

    Përgjigju
  • Ana Bolena: 24/01/2019 23:11

    ..e sakte..,e drejte..!..Rama ne njefare menyre e ka vene Portretin e tij..,si Qemal AtaTurku ne Zyre..,po pse nuk e vendos edhe kete Shtatore ne vend te Kerpudhes_Skulpture tek KryeMinistria?!

    Përgjigju
  • Hysni: 24/01/2019 18:00

    Turp mo te pa cipe. Nuk keni pak leke per ta restauruar momumentin e Is mail Qemalit.Sepaku restauroheni tani pasi u perballet me ate monument te degraduar dhe te lene pas dore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare