Xherdan Shaqiri përvecse një futbollist i talentuar, po zbulon talentin e tij edhe në fushën e muzikës. Talenti kosovar i ka mahnitur të gjithë duke përcjellë një këngë të zhanrit rep me ‘beatbox’. Ai ishte i pranishëm në një mbrëmje gala të organizuar në Zurich të Zvicrës nga kompania gjigante sportive Nike, me të cilën ka kontratë për veshmbathje. Shaqiri bashkëpunoi me reperin Knackeboul. “Nuk e kemi provuar këtë më parë, por shkoi mirë”, ka thënë reperi zviceran.
SU/ Shqiptarja.com