Shaqiri nuk mendon të luajë
në Olimpiadën e 2012 në Londë

Shaqiri nuk mendon të luajë<br />në Olimpiadën e 2012 në Londë
Mesfushori kosovar i i cili ka përjetuar këtë fundjavë edhe ditët e fundit me Baselin, Xherdan Shaqiri, thotë se ka pak gjasa që t'i bashkohet Përfaqësueses së Zvicrës për pjesëmarrjen në lojërat olimpike "Londër 2012".

Shaqiri 20-vjeçar në verë do të jetë pjesë e skuadrës gjermane Bayern Muenchen dhe ai synon të tregojë veten te skuadra bavareze gjatë fazës përgatitore. "Duket se do të mbetem te Bayern. Te Bayerni shumë lojtarë do të pushojnë pas Evropianit dhe unë dua të tregoj veten në fazën përgatitore me ekipin e ri", ka thënë Shaqiri në një intervistë për gazetën zvicerane "Blick".

Më herët FIFA i ka obliguar skuadrat që të lirojnë lojtarët që janë më të rinj se 23 vjeç, për të luajtur me përfaqësueset e tyre në Lojërat Olimpike. Mirëpo, Shaqiri e sheh më të arsyeshme që të qëndrojë te Bayerni dhe të treojë kualitetet nga dita e parë.

Ai është përfshirë në listën e zgjeruar të Zvicrës për Lojërat Olimpike "Londër 2012" së bashku me shtatë futbollistë tjerë shqiptarë, që janë: Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Vullnet Basha, Valon Behrami, Pajtim Kasami, Granit Xhaka e Admir Mehmedi. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Replikat/ Ndreca-Vokshit: Dhunuese e fjalës, një inxhiniere tekstile s'ma tregon dot ligjin! Deputetja: Kur denoncojmë abuzimet të dhemb ëëë

Replikat/ Ndreca-Vokshit: Dhunuese e fjalës, një inxhiniere tekstile s'ma tregon dot ligjin! Deputetja: Kur denoncojmë abuzimet të dhemb ëëë