Heineken, sponsor zyrtar i UEFA Champions League, në kuadër të fushatës “Share the Drama”, solli në Tiranë futbollistin e famshëm, kampion bote, Gianluca Zambrotta. Kampion bote me ekipin kombëtar të Italisë në vitin 2006, Gianluca Zambrotta ka luajtur në 79 ndeshje në UEFA Champions League me ekipet Milan, Juventus dhe Barcelona, 361 ndeshje në Serinë A dhe 58 ndeshje në La Liga Spanjolle.
Në karrierën e tij, si një ndër mesfushorët anësorë më të mirë në botë, ka realizuar plot 23 gola. Zambrotta ishte prezent në një takim ekskluziv me miq të përzgjedhur të futbollit dhe gazetarë sportiv në hotel “The Plaza Tirana”, ku iu përgjigj pyetjeve të ndryshme, dha autografe si dhe u fotografua me gjithë të pranishmit.
Më pas, Zambrotta mori pjesë në “Heineken Party”, tek Folie Club, ku u shpallën edhe 15 fituesit e shorteut që do të kenë mundësinë të ndjekin LIVE një ndeshje gjysmë-finale të UEFA Champions League. Këta 15 fitues fatlumë u zgjodhën në shorte nga vetë Gianluca Zambrotta, i cili ishte i ftuar special i Heineken, në një mbrëmje të paharrueshme.
15 fituesit e shorteut do të bashkohen me 5 fituesit e shpallur në promocionin online, ku secili nga konsumatorët e Heineken ka patur mundësinë të bëhej pjesë e promocionit, duke gjetur kodin poshtë tapës së shishes dhe duke regjistruar kodin tek adresa www.heineken.com .
Heineken, sponsor zyrtar i Uefa Champions League, do të organizojë sërish evente promovuese dhe do të ofrojë dhurata për konsumatorët e tij, deri në ditën e finales së madhe më 26 Maj.
Heineken - Open Your World!