Sharrë, romët protestë tek hyrja e
Landfillit: Policia na ka dhunua

Sharrë, romët protestë tek hyrja e<br />Landfillit: Policia na ka dhunua
TIRANE- Punonjësit e komunitetit rom në landfillin e Sharrës kanë nisur një tjetër protestë mëngjesin e sotëm. Prej disa ditësh atyre nuk u lejohet të mbledhin kanaçe në landfill, dhe për këtë arsye ata kanë zgjedhur të protestojnë duke bllokuar derën hyrëse të landfillit të Sharrës në periferi të Tiranës.
 
Protestuesit kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë për të zgjidhur këtë situatë.
 
Ndërkaq, kanë mbërritur edhe forcat e Policisë së Rendit dhe asaj private për të negociuar me protestuesit, në mënyrë që të lirohet hyrja e landfillit dhe të lejohet kalimi i makinave.
Policia i ka kërkuar romëve të hapin rrugë, pasi sipas tyre “ me këtë veprim ata shkelin ligjin”.
 
Por, protestuesit nga ana e tyre thonë se “bllokojnë rrugën, pasi i ka dhunuar policia”.
 
“Kam video, policia me dhunoi gruan”, thotë njëri nga protestuesit.
 
Protestuesit kërkojnë që t’i lejohet të mbledhin kanaçe në landfill, pasi sipas tyre kjo është mundësia e vetme për të siguruar të ardhura, ndërsa shprehen se kjo situatë e krijuar i ka shqetësuar. “Na ka ardhur shpirti në majë të hundës”, shprehen ata.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

OBSH: Arrihet pajtim për pauza të shkurtra në luftime në Gazë për vaksinim kundër poliomielitit

OBSH: Arrihet pajtim për pauza të shkurtra në luftime në Gazë për vaksinim kundër poliomielitit