Shatërvani i Liqenit të shtunën shënoi ditën e tij të parë duke bërë që një "figurë" e re t’i shtohet Parkut të Madh të Liqenit.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, gjithashtu mirëpriti në Parkun e Liqenit sportdashës dhe qytetarë të cilët iu bashkuan profesionistëve në kërcimet sportive në natyrë, aerobi, zumba dhe pilates.

Të rinjtë e Universitetit të Sporteve kanë ndihmuar në krijimin e një atmosfere të gëzueshme falë sporteve rekreative.

Këndi “Dans Sportiv” para Memorialit të “Vëllezërve Frashëri” u hap të shtunën në orën 10 për të gjithë apasionuarit e muzikës, sportit dhe natyrës, në një kombinim perfekt për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme!

Redaksia Online
Shqiptarja.com