SHBA - Një gjysh nga Kalifornia e Sheteteve të Bashkuara të Amerikës, për të festuar 100-vjetorin e lindjes së tij, vendosi të hidhej me parashutë. Ai quhet Vernon Maynard dhe është një shitës makinash që ka dalë në pension orej kohësh.
Gjyshi 1 shekullor, gjatë gjithë jetës së tij kishte kultivuar brenda tij dëshirën dhe ëndrrën që të hidhej nga një avion me parashutë. Por asnjëherë nuk duhen humbur shpresat se ëndrrat, mund të bëhen realitet edhe në moshën 100 vjeçare.
Maynard, arriti të realizonte këtë ëndërr, falë ndihmës së një miku të tij, i cili e shoqëroi. Edhe pse për hedhjen e tij me parashutë, mjekët nuk ishin aspak dakort duke parë moshën e tij, por pas shumë përpjekjesh arriti të merrte një çertifikatë nga një mjek që i lejonte të realizonte këtë gjë.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com