SHBA, 11 emigrantë humbin jetën dhe 13 plagosen në një aksident automobilistik

SHBA, 11 emigrantë humbin jetën dhe 13 plagosen në një aksident automobilistik

11 emigrantë kanë humbur jetën dhe 13 janë plagosur, pasi furgoni në të cilin ata po lëviznin është përmbysur në Teksas të Shteteve të Bashkuara.

Furgoni, i cili mund të mbante maksimumi 15 persona, kishte në bord 25 persona dhe në momentin e aksidentit po lëviste me një shpejtësi të madhe.

Pasagjerët e furgonit ishin të gjithë emigrantë të paligjshëm. Rreshteri Nathan Brandley nga Departamenti për Siguri Publike në Teksas ka konfirmuar se 11 persona janë të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur rreth 80 kilometra në veri të McAllen, një pikë e madhe kufitare në mes të SHBA-së dhe Meksikës.

Oficerët e policisë deklaruan se tha se po punonin me konsullatën meksikane për të identifikuar viktimat.

Kohët e fundit është raportuar për rritje të numrit të personave që tentojnë ta kalojnë kufirin ilegalisht, dhe zyrtarët kanë raportuar edhe për rritje të numrit të aksidenteve që përfshijnë makina me emigrantë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm