Dymbëdhjetë fitues të çmimit Nobel për Paqe i kërkojnë presidentit amerikan, Barack Obama të zbulojë shtrirjen e përdorimit të torturave nga amerikanët pas atentateve të 11 shtatorit 2001 duke kërkuar publikimin e një raporti parlamentar mbi teknikat e marrjes në pyetje përdorur nga CIA.
Në fillim të muajit gusht, Obama, edhe vetë ai fitues i çmimit Nobel për Paqe, kishte pranuar në terma shumë të drejtpërdrejtë se SHBA-ja kishte praktikuar tortura.
"Ne kemi torturuar njerëz", është shprehur ai. Publikimi i raportit të Senatit mbi këto praktika ka qenë shpeshherë i vonuar për shkak të një krahu të hekurt me CIA-n, që është kundër deklasifikimit të disa informacioneve.
"Pranimi nga presidenti i SHBA-së se vendi i tij ka praktikuar torturën është etapa e parë që vendi të mund të mbyllë një kapitull të errët në historinë e tij", thuhet në këtë letër të nënshkruar veçanërisht nga peshkopi afrikano-jugor, Desmond Tutu dhe ish-presdenti i Timorit lindor, Hose Ramos-Horta.
"Publikimi i raportit nga komisioni i Shërbimit Sekret i Senatit do të jetë rast për vendin dhe botën të shohë, pak ose disa detaje, se deri në çfarë mase qeveria amerikane dhe përfaqësuesit e saj kanë autorizuar, urdhëruar dhe fotografuar torturat ndaj qënieve njerëzore", vijon letra e publikuar në faqen e internetit "TheCommunity.com".
Pas atentateve të 11 shtatorit 2001, CIA ka kapur dhjetëra persona të dyshuar për lidhjet me Al-Kaedën dhe përdorimin e teknikave të ashpra të marrjes në pyetje, që përfshin privimin nga gjumi apo tortura me ujë.
ATSH
/Shqiptarja.com