SHBA, 13 vjeçari drejt
dënimit me vdekje

SHBA, 13 vjeçari drejt <br />dënimit me vdekje
FLORIDA – Christian Fernandez, vetëm 13 vjeç është akuzuar për vrasje. Një vit më parë, gjatë një sherri ai ka shtyrë drejt bibliotekes së shtëpisë vëllain 2 vjecar, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
13 vjecari, i cili po gjykohet nga një trupë gjyqësore në Florida, rrezikon të jetë minoreni i vetëm amerikan, në moshën më të vogël, që dënohet me vdekje ose burgim të përjetshëm.
Gjyqi ka shkaktuar polemika në Amerikë, ku tashmë po reflektohet nëse duhet apo jo, që një minoren të gjykohet e dënohet njësoj si një i rritur. Kjo nisur edhe nga fakti që për shumë vite, Fernandez është abuzuar nga familja e tij.
Avokati tha se, fillimisht ishte përfolur të dënohej me vdekje (gaz) e më pas po këmbëngulet që nëpërmjet edhe shoqatave të të drejtave të njeriut, të shkohet të paktën në minimumin, 36 muaj burg.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Sulmohet me armë zjarri ish-futbollisti i Turqisë, plagoset në këmbë! Doli nga një emision sportiv

VIDEO/ Sulmohet me armë zjarri ish-futbollisti i Turqisë, plagoset në këmbë! Doli nga një emision sportiv