SHBA- 26-vjeçari i cili vrau 9 persona në një kolegj në Oregon të SHBA, kishte 13 armë. Sipas agjentëve federal  Chris Harper Mercer kishte veshur antiplumb dhe gjatë sulmit kishte me vete 6 armë. Nga kontrolli në banesën e tij janë gjetur dhe 7 armë të tjera, të gjitha këto të blear ligjërisht.  Policia ka bërë publike emrat e viktimave, që janë nga mosha 18 vjeç deri në 67.

Është ende e paqartë se pse 26-vjeçari morri këtë vendim por sipas dëshmive feja mbetet një nga shkaqet kryesore. Një nga të mbijetuarit u tha gazetarëve se personi i armatosur kërkoi të dinte fenë e secilit prej studentëve në klasë para se të qëllonte. Megjithatë hetuesit besojnë se ky ishte një rast i terrorizmit të brendshëm pa lidhje me ndonjë grup të huaj.

"Sa më shumë njerëz që vret, aq më shumë ju jeni në qendër të vëmendjes," ishte ky një nga postimet e vrasësit ne rrjetet sociale.  Ndërkohë presidenti Barack Obama edhe njëherë u bëri thirrje amerikanëve t’i kërkojnë Kongresit të miratojë ligje praktike për armët. Obama u bëri thirrje votuesve të mbajnë mend se kush i mbështet dhe kush i kundërshton ligjet për armët në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
 
 Redaksia online
(s,m/shqiptarja.com)